Moti, probleme në Vlorë e Dibër - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Moti i keq me erë të fortë ka penguar për afro katër orë tragetin e linjës Brindizi-Vlorë që të ankorohej në qytetin bregdetar.
Mbi 200 pasagjerët që duhet te zbarkonin që në orën 8:00 të mëngjesit janë përfshirë nga paniku. Sipas kapitenerisë së Vlorës forca e dallgëve në det të hapur arrinte gjatë paradites në 9 ballë. Për shkak të erës se fortë nuk kanë dalë në det edhe anijet tregtare e peshkarexhat. Vërshimi i Drinit të Zi në Dibër ka përmbytur mbi 100 hektarë tokë bujqësore vetëm në luginën e Brezhdanit. Te mbjellat, kryesisht drithëra buke janë shkatërruar. Kjo situatë mësohet se është krijuar pas shkarkimeve nga hidrocentrali i Spillesë në anën maqedonase. Banorët e zonës së njohur si hambari i Dibrës, bëjnë thirrje për ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse, që t'i shpëtojë nga përmbytjet masive. Rruga kombëtare Elbasan-Gramsh vijon të jetë e bllokuar pas prurjeve të shumta të lumit Devoll dhe shkarkimeve nga porta e hidrocentralit të Banjës. Ura e Shushicës është ende e mbuluar nga uji, çka pengon kalimin e mjeteve edhe të tonazhit të rëndë. edhe gjatë ditës së premte policia ka urdhëruar kalimin nga rruga e vjetër.

Bad weather with strong wind prevented for nearly four hours Brindisi-Vlore line ferry anchored in the coastal city.
Over 200 passengers have to disembark at 8:00 am are panic-stricken. According to the harbor master of Vlora power of offshore waves arrive in the morning at 9 face. Due to the strong wind that did not go out to sea trawlers commercial ships. Drim Debar flood has inundated over 100 hectares of agricultural land in the valley only Brezhdanit. Crops, mainly grain bread are destroyed. This learning situation that has been created after the discharge from the hydropower Spille Macedonian side. Residents of the area known as the granary of Debar, call for construction of protective embankment to escape from massive floods. The national road Elbasan-Gramsh continues to be blocked after multiple flows Devoll River and discharges the gate of Bath hydropower. Susica Bridge is still covered by water, which prevents the transfer of heavy tonnage. during the day on Friday ordered police transition from the old way.

Share This Video


Download

  
Report form