BDI shënon fitore të thellë - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Bashkimi Demokratik per Integrim eshte forca fituese e pjeses me te madhe te komunave me shumice shqiptare ne Maqedoni.
Rezultati pozitiv per partine e Ali Ahmetit konfirmohet pas mbarimit te numërimit te votave, ndersa pritet certifikimi te mërkurën nga Komisioni Shteteror Zgjedhor. Per here te pare pas 70 vitesh, BDI ka arritur qe te fitoje komunen e Kercoves me kandidatin Fatmir Dehari, i cili mundi rivalin e perbashket maqedonas te VMRO-DPMNE dhe LSDM, Bllagoja Despotovski. Ne komunen e Tetoves, kandidatja e BDI Teuta Arifi fitoi me rreth 3 mije vota me shume se Sadi Bexheti i PDSH. Edhe ne Çair te Shkupit, diferenca e kandidatit te BDI Izet Mexhiti, ka qene me rreth 10 mije vota me shume se Muhamed Thaçi. Bashkimi Demokratik per Integrim ka shenuar fitore edhe ne Diber, Likove, Bogovine, Saraj, Zheline e Pllasnice. Zgjedhjet ne struge do te shkojnë ne nje raund te dyte votimesh, ku ne gare vazhdon te jete kandidati i PDSH, Ziadin Sela, perballe kandidatit te perbashket te VMRO-DPMNE dhe LSDM, Vladimir Koçoski. Lideri i BDI Ali Ahmeti ritheksoi se ne balotazh BDI do te kerkoje mbeshtetjen e kandidatit te PDSH, ne menyre qe edhe struga te drejtohet nga shqiptaret. Raund te dyte do te kete edhe ne Gostivar, ku kreu i komunës aktuale Rufi Osmani perballet me Nevzat Bejten e BDI. Ne rang kombetar VMRO-DPMNE ka fituar 25 komuna, megjithatë LSDM-ja opozitare ka ngushtuar diferencën e votave.

Share This Video


Download

  
Report form