"I pakënaqur, por s'kam ikur" - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Preç Zogaj pranon distancën me partine Socialiste por jo largimin nga koalicioni i majtë,duke pohuar se vazhdimësia e tij në gjirin e së majtës, varet nga zhvillimet në vijim. Në një intervistë për Vizion Plus, Zogaj komenton mungesën e tij ne tryezën e një dite të parë të kryetarit të PS Edi Rama me aleatët, duke pohuar në mënyrë indirekte se pozicionimi aktual i ofruar nga kryetari Rama, nuk e motivon.
Koordinatori i tryezave te koalicionit të majte thotë se ka qene në kontakte me kryearin Rama. Ndërkohë aleatet e tjerë te PS deklarojnë se projektplatforma e propozuar nga Rama është një mënyre e mirë përfaqësimi për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit. Një ditë më parë Rama mblodhi aleatet ku ra në sy mungesa e koordinatorit Prec Zogaj dhe sërish, Vangjel Dules. Kryesocialisti shpalosi projektplatformen e përfaqësimit për koalicionin me më shumë se 33 parti, ndërsa la derën të hapur për parti si FRD, AK dhe LSI. Aleanca Kuq e Zi e kontaktuar nga Vizion Plus, duket se do te ketë një përgjigje në kongresin që do të mbajë në 24 mars.

Share This Video


Download

  
Report form