http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
Faktori shqiptar ne Maqedoni edhe ne zgjedhjet lokale te 24 marsit nuk ka arritur te firmose nje marrëveshje te pjesshme taktike elektorale përballë maqedonasve, ne komunat ku janë pakice. Propozimi i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, qe drejtohet nga Ali Ahmeti për te dale me lista te përbashkëta ne këto njësi, është refuzuar nga PDSH e Menduh Thaçit dhe RDK e Rufi Osmanit. Ish-ministri i Shendetesise, aktualisht nje nder eksponentët me te larte te BDI, zoti Osmani komenton ngjarjet e fundit dhe tensionet etnike ne Maqedoni. Përfaqësuesi i BDI-së, një parti ne koalicionin qeverisës ne shtetin multi-etnik hedh poshtë gjate nje interviste për Vizion Plus, akuzat e kundërshtareve politike, per bllokimin e marrëveshjes se Ohrit. Gara kryesore per tre partitë shqiptare mbetet ajo për Tetoven, Gostivarin dhe Cairin ne Shkup.