Kualifikohen Bylis dhe Laçi - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Bylis dhe Laçi ishin dy skuadrat e fundit qe prenë biletat per gjysmëfinalet e kupës se Shqipërisë ndërsa jashtë saj mbeti Flamurtari edhe pse ishte ne te njëjtën kuote pikesh 12 si ekipet e tjera. Takimet e fundit ne grupin b priteshin me mjaft interes për vete faktin se tre skuadra ishin ne lufte deri ne minutat e fundit për dy vende. Ne Laç, ballshiotet e Bylis arritën te mbyllnin pjesën e pare ne avantazh te dy golave fale rrjetave te huan ne minutën e 22 dhe Olayinka 9 minuta me vone. Por atë qe nuk e beri ne pjesën e pare, skuadra vendase e beri ne te dytën ku jo vetëm barazoi shifrat me Emurllai ne minutën e 48 dhe Çela por shënoi edhe golin e fitores me Vuçaj ne te 93 minute, një rezultat qe kualifikon laçianet ne vend te dyte te grupit B. Nga kjo fitore e pësoi Flamurtari qe edhe pse arriti një rezultat te thelle ne shtëpi 3-0 kundër Teutes u rendit ne përfundim ne vend te trete, me pike te barabarta por golavarazh me te keq. Takimet e fundit te grupit A nuk kishin asnjë interes pas gjithçka ishte zgjidhur me pare. Ne sfidën mes dy ekipeve kualifikuese Kukësi dhe Skënderbeu korçaret fituan me rezultatin 3-2. Fitore ne fushën kundërshtare arritën dhe krutanet e Kastriotit 2-0 ne Peqin përballe Shkumbini. Shorti për gjyseminalet qe do te luhen 3 dhe 17 prill i përcaktuar nga rregullorja e FSHF për kupën e Shqipërisë është i lire.

Share This Video


Download

  
Report form