Reeker, takimet në Tiranë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Batutat e para mes dy zyrtareve, Reeker e Panariti ishin me shi,por nuk dihet nëse kjo atmosfere u përcoll njësoj edhe ne tryezën e ngushte te bisedimeve.
Zv/ndihmes sekretari amerikan Filip Reeker u takua me shefin e diplomacisë shqiptare i cili si per t'ju përgjigjur ne te njëjtin nivel ish-diplomatit amerikan ne Shkup, tha se pak reshje i bëjnë mire klimës sonë me diell. Njoftimi i shkurtër e i thate i zyres se shtypit te Ministrisë sonë te Jashtme, tregoi pak ose aspak per brendinë e bisedës: "U diskutua për zhvillimet në rajon, ku u theksua edhe një herë rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor." Pak dite me pare mediat nxorren ne drite nje memo konfidenciale te ambasadës amerikane, qe bente thirrje per ndalim te retorikes nacionaliste,ne te kundërt ne mënyrë te paprecedente, thuhej se Shqipëria mund te dënohej publikisht. Mendohet se kjo eshte përsëritur ne takimet e zotit Reeker me zyrtaret e Tiranës. Ne mesdite, eskorta e diplomatit përgjegjës per Ballkanin ne Uashington, u ndal ne mjediset e viles qeveritare. Zoti Reeker bisedoi aty me kryeministrin Berisha, per me shume se 1 ore. Takimi i fundit i zv/ndihmes sekretarit amerikan te shtetit i eshte rezervuar kreut te opozitës, Edi Rama. Kjo vizite e diplomatit te larte amerikan ne Tirane, është pjese e turit te tij ne Europe. Por ajo vjen ne nje periudhe kur ambasada e SHBA-ve e konkretisht ambasadori Arvizu ka patur disa komunikime informale dhe deklarata publike. Përmes tyre shprehet shqetësimi per tonet e rritura te nacionalizmit ne Shqipëri, por edhe tronditja nga vendimi i gjykatës qe liroi nga akuzat te pandehurit per vrasjet e 4 protestuese te opozitës ne 21 janar. SHBA u angazhuan përmes ekspertizës se FBI, ne zbardhjen e kesaj ngjarje dhe pas vendimit per pafajësi u shprehen zyrtarisht se kjo hedh dyshime mbi vullnetin dhe aftësinë e sistemit gjyqësor ne Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form