Thaçi-Daçiç, raundi i pestë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë Thaçi dhe Daçiç ndodhen në Bruksel, ku këtë pasdite do të nisin raundin e pestë të bisedimeve të nivelit të lartë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian. Zyrtarë të unionit e kanë cilësuar këtë raund, i cili do të zgjasë dy ditë, si më të rëndësishmin dhe më të vështirin, kjo pasi do të hapen tema të nxehta, siç është veriu i Kosovës. Gjatë paradites, Thaçi u takua me Presidentin e Këshillit Europian Herman van Rompuy dhe kreun e Komsionit Europian, Zhoze Manuel Barroso. Në fjalën pas takimit me Barroson, Thaçi theksoi se Prishtina zyrtare mbetet e angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Nga ana e tij, Barroso nënvizoi se Kosova duhet të bëjë më shumë për të zbatuar marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, teksa shtoi se KE do të vazhdojë të angazhohet për prespektivën europiane të shtetit të ri. "Ne jemi duke përgatitur nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe nëse Kosova arrin progres në të gjitha fushat, nga muaji qershor i këtij viti, mund të kemi edhe progres konkret në këtë fushë. Sa i takon mos njohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë shtete europiane, mund të them se kjo është e drejtë e çdo shteti sovran për të vendosur." Më vonë, Thaçi do të takohet edhe me baroneshën Eshton, e cila është ndërmjetësuesja direkte e dialogut, për të vijuar më pas me bisedimet me Daçiç. Ndërsa në mbrëmje, Thaçi do të takojë në një darkë pune edhe zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Europën Qendrore dhe Jugore, Philip Reeker, i cili ndodhet në Bruksel.

The prime ministers of Kosovo and Serbia Thaci and Dacic located in Brussels, where this afternoon will start fifth round of high-level talks, mediated by the European Union.
Union officials have called this round, which will last two days, as the most important and most difficult, this once will open hot topics, such as the north of Kosovo. During the morning, Thaçi met with European Council President Herman van Rompuy and the head of the European Commission, Jose Manuel Barroso. In speech after meeting with Barroso, Thaçi said that official Pristina remains committed to the normalization of relations with Serbia. For his part, Barroso underlined that Kosovo needs to do more to implement the agreements reached in the dialogue with Serbia, while adding that the EC will continue to be committed to the European perspective of the new state. "We are preparing the signing of the Stabilization and Association Agreement and if Kosovo achieves progress in all areas, from June of this year, we could have also concrete progress in this field. As regards the failure to recognize the independence of Kosovo from five European countries, I can say that it is the right of every sovereign state to decide. "Later, Thaçi will meet with Baroness Ashton, which is the direct mediator of dialogue , to continue after talks with Dacic. While in the evening, Thaçi will meet in a working dinner Deputy Assistant Secretary of State for Cent...

Share This Video


Download

  
Report form