Komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekjet e fundit për të arritur një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës në Maqedoni, për kapërcimin e krizës politike.
Deri më tani, puna e të dërguarve të Bashkimit Europian nuk ka rezultuar pozitive, kur duhen edhe pak orë para se të përfundojë afati për regjistrimin e partive për zgjedhjet lokale. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim në BE, Stefano Sanino si dhe eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Riçard Hovit, pavarësisht pesimizmit, ende nuk janë tërhequr nga qëllimi për zgjidhjen e krizës. Sipas mediave maqedonase, ata do të vazhdojnë përpjekjet për të bindur opozitën që të marrë pjesë në zgjedhjet e 24 marsit, dhe jo të bojkotojë, ashtu siç ka njoftuar. Nga ana e saj, opozita e drejtuar nga Cervenkovski, duket e vendosur në synimin e saj, që së bashku me zgjedhjet lokale, të mbahen edhe ato parlamentare. Ndërsa, kreu i mazhorancës, Nikolla Gruevski e ka bërë të qartë se nuk do të bëjë kompromis për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Situata e brishtë politike në Maqedoni, do të sjellë në Shkup javën e ardhshme edhe komisionerin për Zgjerimin në BE, Shtefan Fyle. Ndërsa, partitë shqiptare janë distancuar nga kjo përplasje mes partive maqedonase. Ato janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore.
The international community is making last efforts to reach an agreement between the government and the opposition in Macedonia, to overcome the political crisis.
So far, the work of the European Union envoys was positive, they should be even a few hours before the end of the deadline for party registration for local elections. Director General for EU Enlargement, Stefano Sannino and MEP and rapporteur for Macedonia in the European Parliament, Richard Howitt, despite the pessimism, are not attracted by the goal of resolving the crisis. According to the Macedonian media, they will continue efforts to convince the opposition to participate in the elections of March 24, and not to boycott, as announced. On its part, the opposition led by Crvenkovski, looks set to its intention, together with local elections, to be held parliamentary elections. As majority leader, Nikola Gruevski has made ??it clear that will not compromise on holding early elections. Fragile political situation in Macedonia, will bring in Skopje next week Commissioner for Enlargement, Stefan Fule. While Albanian parties distanced themselves from this clash between Macedonian parties. They said they would participate in local elections.