"Pse refuzova Hoxhajn e Berajn" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 3

Vizion Plus ka zbuluar se kryetari dhe një nga anëtaret e trupit gjykues qe dhanë vendimin për 21 janarin, janë refuzuar te dekretohen ne këtë detyre nga president i vendit Alfred Moisiu, për shkak te përfshirjes ne Te paktën dy here zoti Moisiu ka kthyer mbrapsht propozimet e KLD-se per gjyqtaret besnik hoxha dhe Adriana Beraj, dy nga emrat qe dhanë te enjten pafajësi për te akuzuarit e ngjarjeve te 21 janarit. Pavarësisht se kandidaturat e tyre për anëtare te gjykatës se krimeve te renda, ishin miratuar nga këshilli i larte i drejtësisë, për Berajn ne mbledhjen e dhjetorit 2003, dhe për Hoxhen ne 5 shkurt te 2004-ës, dekretetet nuk e morën kurrë firmën e Mosiut. Ish-kreu i shtetit ne një interviste ekskluzive për për Vizion Plus dhe Kanalin 7 te platforma Tring ,e pranon se korrupsioni është motivi i vetëm per veprimet e tij. Ish presidenti i vendit moisiu ka apeluar qe drejtësia shqiptare te gjeje fajtoret per vrasjen e katër protestuesve te 21 janarit. Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e gjykatës ndaj deklaratave te SHBA-ve. Sipas zotit Moisiu eshte absurde te gjykohet mbi demokracinë amerikane. Sipas Moisiut vendimi i gjykatës është një hap mbrapa ne përpjekjet e vendit për integrim ne Bashkimin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form