Thaçi drejt rikonfirmimit si kryetar i PDK - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi shkon i sigurt për t'u rikonfirmuar kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në kongresin e kësaj force politike që nis të shtunën.
Me nënkryetarin Fatmir Limaj që ndodhet në paraburgim për çështjen "Kleçka" dhe me sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi, që sipas mediave kosovare ende s'e ka vendosur pjesëmarrjen në forumin më të lartë të partisë, Thaçi futet në garë pa asnjë rival. Pavarësisht skandalit të përgjimeve që tronditi PDK-në, dy muaj më parë, kreu i saj, e ka ruajtur hegjemoninë. Një nga zërat më kritikë të kësaj partie, Jakup Krasniqi, njeriu që ishte në qendër të akuzave të Thaçit, në bisedat telefonike të kryera me liderë të tjerë të PDK-së, duket se është tërhequr. Sipas mediave, edhe pse zyrtarë të partisë i kanë dërguar ftesë, kreu i Kuvendit të Kosovës, ende nuk ka kthyer përgjigje për pjesëmarrjen në Kongres. Në kongresin e Partisë Demokratike të Kosovës, që nis nesër, veç kryetarit të ri, pritet të zgjidhen edhe drejtuesit më të lartë partiakë.

Kosovo Prime Minister Hashim Thaci runs sure to reconfirm chairman of the Democratic Party of Kosovo, in Congress of this political force that starts Saturday.
Vice President Fatmir Limaj who is in custody in the case, "Klecka" and the Secretary of the PDK, Jakup Krasniqi, according to Kosovo media has not yet determined the participation in the highest party forum, Thaci enters the race without any rival . Despite tapping scandal that rocked the PDK, two months ago, its leader, has maintained hegemony. One of the most critical voices of the party, Jakup Krasniqi, the man who was at the center of allegations of Thaci, conducted telephone conversations with other leaders of the PDK, seems to have been withdrawn. According to the media, although party officials have sent the invitation, the head of the Assembly has not yet responded to participate in the Congress. Kosovo Democratic Party congress, which starts tomorrow, but the new President is expected to solve the top party leaders.

Share This Video


Download

  
Report form