Atmosfera e festes ne rrethe - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 12

Pak ore para vitit te ri te gjithë nxituan te mbyllin punët dhe përgatitjet për natën e ndërrimit te viteve. Gjithkush do te festoje ne mënyrën e vet, pranë familjes, me shoqërinë apo ne lokale e restorante, por çdo njeri ne orën 24:00 do te uroje për një vit te mbare. Diku me pak e diku me shume, atmosfera ndihet ne çdo qytet te vendit.
Nen dekorin festiv, banoret e Korçës nxitojnë te mbyllin blerjet pavarësisht çmimeve qe nuk i kane shpëtuar rritjes as këtë vit krize. Ndërsa ne mesnate, ne sheshin para katedrales banoret do te dalin për te pritur vitin e ri, ndërsa bashkia e qytetit juglindor ka planifikuar hedhjen e fishekzjarrëve. Fier- Tashme ka mbetur tradite blerja e sasive te mëdha te ushqimeve dhe produkteve te tjera për tryezën e vitit te ri. Dita e fundit e 2012 i ka gjetur te mbipopulluar dyqanet dhe tregjet e Fierit. Te gjithë shpejtojnë për darken festive dhe dhurata ende te pa blera. Gjirokastër- Krahas blerjeve dhe pazareve te fundit, qyteti i gurte është pushtuar edhe nga trafiku. Qarkullimi ne rrugët e Gjirokastrës ka qene mjaft i renduar për shkak edhe te kthimit te emigranteve pranë familjeve te tyre. Ne mbrëmje si çdo fundvit, banoret pritet te zbresin ne shesh për te festuar ardhjen e Vitit te Ri. Ndryshe nga shtetet dhe qytetet evropiane, hedhja e fishekzjarrëve nuk behet e organizuar, duke shkaktuar jo pak incidente. Kukës- Jo vetëm i ftohti por edhe dekori modest e ka beret e vaket atmosferën e fundvitit ne qytetin e Kukësit. Por ky duket shqetësimi me i vogël për banoret verior. Rritja 20-30% e çmimeve ne tregjet e qytetit te Kukësit e ka bere te vështire gati te papërballueshme blerjen e shume artikujve nga qytetaret. Thuajse te gjithë do ta kalojnë natën e ndërrimit te viteve ne familje pasi ne Kukës ende nuk është bere tradite festime ne lokale. Me shume probleme, rritje çmimesh, pamundësi ekonomike deri ne varfëri, mbyllet edhe ky vit me shpresën qe i riu, 2013, te ndryshoje për mire ne jetën dhe mirëqenien e shqiptareve.

A few hours before the new year everyone rushed to close work and preparations for the New Year night. Everyone wants to celebrate in their own way, with family, with friends or in local restaurants, but every man in the 24:00 hour will wish for a prosperous year. Some less some more, the atmosphere is felt in every city of the country.
Under festive decoration, Korca residents rush to close their purchases regardless of price you have not saved or growth this year of crisis. As at midnight, in the square before the cathedral people will come out to welcome the new year, while the southeastern town hall is scheduled throwing fireworks. Fier-left tradition buying large quantities of food and other products for the New Year table. Last Day of 2012 found crowded shops and markets Fier. All speed for the gala dinner and gifts still not purchased. Gjirokastër-addition and latest shopping purchases, stony city is occupied by traffic. Turnover in the streets of Gjirokastra has been very heavy due to th...

Share This Video


Download

  
Report form