Vendosja e një përmendoreje që përkujton të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, në luginën e banuar nga shqiptarë në jug të Serbisë, është kthyer në mollë sherri mes banorëve dhe politikanëve në Beograd.
Pas disa deklaratave të kryeministrit Ivica Daçiç, edhe Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se shteti duhet të reagojë menjëherë dhe ta heqë përmendoren, që ndodhet në qendër të Preshevës, nëse shqiptarët nuk e bëjnë vetë. "Serbia duhet të reagojë dhe Serbia do të reagojë. Shqiptarët në jug të Serbisë duhet ta heqin vetë përmendoren, nëse duan të tregojnë që popullin e tyre po e drejtojnë mirë, ashtu siç jetohet mirë në Serbi. Nëse kjo nuk bëhet, Serbia do ta shkatërrojë vetë në mes të ditës atë tabelë dhe të tregojë se vendosja e saj nuk lejohet sipas ligjeve", ka deklaruar Nikoliç për Radio Televizionin e Serbisë. Vendosja e kësaj përmendoreje, ka qenë temë e diskutimeve edhe në Parlament. Deputetët serbë kanë reaguar ashpër, ndërsa përfaqësuesi i shqiptarëve, Riza Halimi, ka kërkuar që të shmangen incidentet dhe të zgjidhjet çdo gjë përmes dialogut. Ndaj situatës së krijuar në Luginën e Preshevës ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Beograd. Përmes një komunikate, kjo ambasadë shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit, duke kërkuar nga palët që të kontribuojnë në uljen e tensioneve. Përmendorja është vendosur nga shqiptarët në qendër të Preshevës, pak ditë para 28 nëntorit, në nderim të luftëtarëve për çlirimin e Luginës nga Serbia.
Setting up a memorial commemorating the dead of the Liberation Army of Presevo, Medvedja and Bujanovac, Albanian inhabited valley in southern Serbia, has become the bone of contention between residents and politicians in Belgrade.
After several statements by Prime Minister Ivica Dacic, Serbia's President Tomislav Nikolic said that the state should react immediately and remove the monument, which is located in the center of Presevo, if Albanians do not own. "Serbia must react and Serbia will react. Albanians in southern Serbia have to remove the monument itself, if you want to show that their people are well run, as well live in Serbia. If this is not done, Serbia will destroy itself in the middle of the day the table and show that its placement is not permitted under the laws, "said Nikolic for Radio Television of Serbia. Setting this memorial, has been the subject of discussion in parliament. Serb MPs reacted sharply, while the Albanian representative, Riza Halimi, has sought to avoid incidents and everything is resolved through dialogue. To the current situation in the Presevo Valley reacted U.S. Embassy in Belgrade. Through a press, the embassy is concerned about the recent developments, requiring the parties to contribute to the reduction of tensions. Memorial is situated in the center of Presevo Albanians, a few days before November 28, in honor of liberation fighters from Serbia Valley.