Topi: Berisha si Enver Hoxha - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 3

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi sulmoi tezat nacionaliste te kryeministrit, te artikuluara publikisht shpesh ditët e fundit, duke thëne se zoti Berisha nuk mund te jete patriot teksa shet Shqipërinë me një euro. "Në pamundësi për të qeverisur Kryeministri ditët e fundit ka nisur një fushatë populiste dhe spekulative nacionaliste. Ata që për favore politike dhuruan pjesë të territorit shqiptar, ai që i fal pa asnjë lloj problemi bizneseve joshqiptare duke e shitur shumë lirë territorin shqiptar me politikën "Shqipëria një euro del sot dhe bëhet patriot i madh. Një njeri që s'ka respekt për pronën, e fal sikur të ishte malli apo prona e të jatit dhe nuk më rezulton të jetë e tillë. Ia fal disa biznesmenëve rajonalë duke mos respektuar të drejtën legjitime të pronarëve që prej 22 vitesh sorollaten për atë që mund të jetë pjesë identitare e familjes së tyre, ia fal me 1 eruo se brenda janë interesat e bizneseve dhe klaneve të tyre"ka thëne Topi. Ish-Presidenti i Republikës e krahasuar Berishën me diktatorin Enver Hoxha, referuar tezave te bashkimit kombëtar te shqiptareve. Për kreun e FRD, një parti e djathte me drejtues qe kane patur poste te larta ne PD, kryeministri premton të njëjtat gjëra dhe nuk i realizon asnjëherë ato. Zoti Topi theksoi se Shqipëria nuk ka marrë statusin e vendit kandidat, si pasojë e qeverisjes së dështuar. Ish Presidenti premtoi se do te mbaje kontakte intensive me qytetarët, për të realizuar rotacionin politik ne qershorin e 3013.

President of the New Democratic Spirit Bamir Topi attacked Prime nationalist thesis, often publicly articulated recently by saying that Mr. Berisha can not be a patriot as he sells the country with a euro. "Unable to govern Prime Minister has recently launched a campaign populist and nationalist speculative. Those who for political favors donated part of Albanian territory, the one who forgives without any problems non business by selling more cheap Albanian territory with politics "Albania one euro comes out today and made ??great patriot. A man who has no respect for property, sorry if it was good or property of his father and turns out to be not so. Forgive some regional businessmen by not respecting the legitimate right of the owners of 22 years hang for what may be part of their family identity, forgives 1 euro within the interests of businesses and their clans, "said Topi . Former President of the Republic of comparing Berisha dictator Enver Hoxha, Albanian national unity thesis referred. FRD head, a right-wing party with leaders who have had high positions in the AM, PM promises the same things and never realized it. Mr. Topi stressed that Albania has not received candidate status, as a result of failed governance. Former President promised to maintain intensive contacts with citizens, to realize political rotation in June 3013.

Share This Video


Download

  
Report form