Mbledhja e radhës së qeverisë do të zhvendoset në Vlorë, në nderim të veprës së Ismail Qemalit e ministrave të qeverisë së parë shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Integrimit dhe zëdhënësja e qeverisë Majlinda Bregu, në një konferencë për shtyp. Ministria Bregu nënvizoi se festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë nuk kanë mbaruar.