Rama: Fieri, kusht për 3 ligjet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Dy jave para limitit kohor per votimin e tre reformave qe jane vene kusht nga BE per dhenien e statusit kandidat per Shqipërinë, palet duken larg kompromisit.
Ftesa e nje dite me pare e kryeministrit Berisha per t'i votuar ligjet me shumice te cilesuar, ka marre përgjigjen e prere te kreut te opozites se gjithçka zhbllokohet me zgjidhjen e mandatit ne qarkun Fier. "Se fundmi, ne çeshtjen e ligjeve pezull, PS e gatshme per t'i diskutuar e përmirësuar ato, kur mandati i zgjedhjeve per qarkun e Fierit, shkon ne duart e atyre qe i caktoi populli, te zgjedhurit e PS dhe opozitës. S'ka kuptim te miratojmë ligje, ndërsa zbatueshmeria e ligjit cenon drejtpërdrejt nje vendim te formës se prere te gjykatës. Te gatshëm te permiresojme kuadrin ligjor te gjykatës se Larte, por refuzojme te marrim pjese ne makijazh, kur nje vendim i gjykatës se Larte nuk zbatohet. Me t'u zbatuar ai vendim, do te diskutojmë dhe votojmë draftin e gjykatës se Larte. Per reforme parlamentare, presim qe PD te pranoje variantin e barazisë mes paleve ne salle, duke folur me kohe te barabarte". Ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist Edi Rama ftoi te rinjte t'i bashkohen nismes per te publikuar ne nje faqe interneti te posaçme ëndrrën me te bukur dhe 100 prej tyre do te ftohen ne 28 nëntor ne Vlorë. Duke u ndaluar ne festimet e 100-vjetorit te pavarësisë, zoti Rama tha se ne organizimin e tyre, zyrtare te qeverise shpërdorojnë paratë e shtetit. "Jo me larg se sot u be publik, shqetësimi i nje zyrtari te larte te qeverise qe i adresohen 3 koncerteve pa asnjë procedure, ne nje përpjekje per t'i shfrytëzuar koncertet si mundësi korrupsioni". Me tej, zoti Rama u shpreh se fokusi i konsultimit te programit te socialisteve ne javët e ardhshme, do te jete arsimi.

Two weeks before the time limit for voting three reforms that have been provided by the EU for granting candidate status for Albania, the parties seem far compromise.A day earlier invitation of Prime Minister Berisha to vote by qualified majority laws, has received final response to the opposition leader that everything unlocked term solution in Fier County. "Finally, in the case of pending laws, PS ready to discuss improving them, when the mandate of the elections for the district of Fier, goes into the hands of those who appointed the people to elect the SP and the opposition. It makes no sense to pass laws, and the applicability of the law directly affects a final decision of the court. Willing to improve the legal framework of the High Court, but refuse to take part in makeup, when a Supreme Court decision does not apply. To implement that decision, will discuss and vote the Supreme Court draft. For parliamentary reform, expect PD to accept the version of equality between the parties in the room, speaking with equal time. "We socialist parliamentary group meeting Edi Rama called on young people to join the initiative to publish a special website with a beautiful dream, and 100 of them will be invited on 28 November in th...

Share This Video


Download

  
Report form