"Fresk Fare" shënon sukses - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 6

Ka mjaftuar vetëm transmetimi i pjesës se pare te "Fresk Fare" ne Vizion Plus dhe programi i veçante, një prodhim i platformës Tring, ka shënuar një rekord te menjëhershëm shikueshmërie. Seriali, qe ka ne qendër jetën e adoleshenteve shqiptare, me ide e skenar te Leonard Bombaj është komentuar gjate ne rrjetet sociale, pikërisht nga ky grup i shoqërisë, qe jo lehtësisht mund te ngulet para ekranit.
Pas transmetimit te dielën ne mbrëmje, dhe hapjes po dje te faqes zyrtare ne "Facebook", "Fresk Fare" është diskutuar online duke vërtetuar se temat e zgjedhura janë kaq pranë jetës se vërtete te adoleshenteve sot. Ne fakt, ky format i ri nuk është vetëm një serial argëtues, por edhe një panel ku prindërit dhe adoleshentet afrohen e njihen me njeri-tjetrin, duke e bere "Fresk Fare" një program për te gjithë familjen. Aktoret e rinj luajnë ne te vërtete përditshmërinë e tyre ne shkolle, me shoqërinë, ne shtëpi apo festa. Seria e ardhshme, e cila vjen ne Vizion Plus po te dielën ne orën 19.30 i kushtohet festes se Halloween-it.

There are sufficient only broadcast the first part of "Fresk Fare" in the Vision Plus and a special program, a production platform Tring, has made ??an immediate record audience. Series, which has in its center Albanian teenagers life, Leonard scenario idea Bombaj commented over social networks, precisely by this group in society, you can not easily drive in front of the screen.
After the broadcast on Sunday evening, and official opening yesterday of the site "Facebook", "Fresh Fare" is discussed online, proving that the selected topics are so close to real life teenagers today. In fact, this new format is not only a serial entertainer, but also a panel where parents and teens closer acquainted with each other, making "Fresh Fare" a program for the whole family. Young actors actually play their daily life at school, with friends, at home or holidays. The next series, which comes in the Vision Plus is on Sunday at 19.30 paid holiday than Halloween.

Share This Video


Download

  
Report form