https://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
Nga Varshava në Bukuresht
Një udhëtim mes aleancave ushtarake, nga Traktati i Varshaves në NATO. Historia e cuditshme e ushtrise shqiptare dhe përkatësia e saj në dy prej aleancave më të fuqishme ushtarake të kohës. Vendi ynë, një prej tetë vendeve themeluese të Traktatit të Varshavës në maj të 1955-ës; i pari vend që doli prej tij në shtator 1968. Më pas u bë vendi i parë ish komunist që kërkoi të anëtarësohej në NATO, në 1992. Të mbështetur në kronikat e kohës dhe arkivat filmikë, përmes imazheve dhe intervistave, një pjesë e të cilave transmetohen për herë të parë, Zonë e Ndaluar ka përshkruar tërë këtë trajektore gjysmë shekullore, dukebërë një paralelizëm për mënyrën se si shqiptarët, në dy periudha, ekstremisht të kundërta në përmbajtje, në të njëjtin shesh, kanë festuar po njësoj, si pranimin në aleancën komuniste ashtu dhe në atë perëndimore