Be: Mbyllni shpejt reformat - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Bashkimi Evropian i kërkon klasës politike shqiptare përmbushjen e kushteve te mbetura, për te përmbyllur procesin e reformave e për te përfituar statusin e vendit kandidat brenda këtij viti. Gjate takimit te mbajtur ne Bruksel me ministrin e jashtëm Edmond Panariti, eurokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle vlerësoi dialogun politike mes palëve ndërsa kërkoi vijimin e luftës kundër korrupsionit, reformën ne sistemin e drejtësisë e ne veçanti heqjen e imunitetit. "Perspektiva e Shqipërisë është progresi ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian gjate vitit 2012, perspektive kjo qe është arritur përmes rezultateve konkrete ne disa fusha. Nënvizoj se nevojitet dialog konstruktiv politik për te vijuar përfundimin e reformave ne parlament. Duhet te vijoje puna për përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe te përcaktuara ne opinionin e Komisionit Evropian, me theks te sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit". Komisioneri Fyle udhëzon se ne këtë pikëpamje, rishikimi i çështjes se imunitetit do te ishte një hap i rëndësishëm dhe ne drejtimin e duhur. Ne takimin me delegacionin shqiptar ne Bruksel, zoti Fyle tha se politika vendase duhet te fokusohet ne arritjen e objektivit kombëtar për progres ne procesin e integrimit.

European Union urges the Albanian political class eligibility remaining, to conclude the reform process of obtaining candidate status this year. During the meeting held in Brussels, Foreign Minister Edmond Panariti, eurokomisioneri Enlargement Commissioner Stefan Fule praised the political dialogue between the parties and requested the continuation of the fight against corruption, reform the justice system and in particular the lifting of immunity. "The prospect of Albania has been progress in the EU integration process during 2012, this perspective is achieved concrete results in several areas. Emphasize that political dialogue needed to continue completing the reforms in parliament. Should continue working to meet the 12 key priorities defined in the European Commission, with emphasis on the rule of law and the fight against corruption ". Commissioner Füle guides in this regard, a review of the question of immunity would be an important step in the right direction. In a meeting with the Albanian delegation in Brussels, Mr Füle said that national policy should focus on achieving the national target for progress in the integration process.

Share This Video


Download

  
Report form