Pavarësia e mbikëqyrur - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Qeveria e Kosovës është drejt përfundimit të reformave dhe detyrave që kërkon fundi i pavarësisë së mbikëqyrur, gjë e cila pritet të ndodhë në fillim të shtatorit. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, theksoi se ky proces kërkon edhe disa ndryshime kushtetuese. Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur do të shoqërohet edhe me përfundimin e mandatit të misionit ligjvënës të BE-së, EULEX, duke ia kaluar të gjitha kompetencat qeverisë së Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shpalosi letërkëmbimin mes qeverisë dhe Bashkimit Evropian, ku kërkohet nga ky i fundit të mos e diskutojë më zgjatjen e mandatit të EULEX-it. Qeveria e Kosovës, ashtu sikurse ishte vendosur më herët nga BE, e quan të përmbushur misionin e EULEX-it deri më 14 qershor të vitit 2014. Përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës do t'i japë fund funksionit të disa organizatave të huaja, si Zyra Civile Ndërkombëtare, e cila kishte për detyre zbatimin e ligjeve të pakos Ahtisaari.

The Kosovo government is towards the end of the reforms and tasks that require the end of the supervised independence, which is expected in early September. At the government meeting Kosovo Prime Minister Hashim Thaci, said that this process requires some constitutional changes. End of supervised independence will be associated with completion of the legislative mandate of the EU mission, EULEX, surpassing all the powers of the Kosovo government. Mr Kuçi revealed correspondence between the government and the European Union, where the latter asked not to discuss the extension of the mandate of EULEX. Government of Kosovo, as was decided earlier by the EU, calls meet the EULEX mission until 14 June 2014. Closure of the supervised independence of Kosovo will end the function of certain foreign organizations as the International Civilian Office, which had the task of law enforcement Ahtisaari package.

Share This Video


Download

  
Report form