Proteste për ujin e pijshëm - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Dhjetëra qytetarë te Kukësit kane dale para Bashkise dhe Prefekturës për te protestuar për mungesën e ujit te pijshëm, i cili vjen ne shtëpitë e tyre vetëm një ore ne dite. Kjo situate ka tre vjet qe shqetëson rreth 30 mije banore te qytetit, por edhe te fshatrave përreth, te cilët u janë rikthyer radhëve te gjata ne orët e mëngjesit për te mbushur ujë. Protesta është organizuar nga Partia Socialiste e rrethit te Kukësit. Deputeti socialist i zonës ka dënuar heshtjen e pushtetit lokal dhe atij qendror ndaj këtij problemi kaq te mprehte për popullatën. E ndërsa shumica e banoreve vuajnë mungesën e ujit, një pakice prej tyre nëpërmjet lidhjeve te paligjshme, abuzon duke vaditur tokat bujqësore. Historia e këtij problemi nis dy vjet me pare, kur mes drejtorisë se Ujësjellës-Kanalizimeve dhe një firme ndërtimi u lidh kontrata për te ndërtuar Ujësjellësin e ri, me një vlere prej 2.5 milion eurosh. Por sot, pas dy vitesh, askush nuk jep informacion pse punimet nuk kane nisur, ndërsa nuk ka asnjë afat se kur duhet te përfundojnë. Rrjeti aktual është tërësisht i amortizuar, ndërsa drejtoria e ujësjellësit te qytetit nuk ka mundësi financiare te ndërhyjë ne rrjet, pasi pagesat për ujin e pijshëm ne këtë rreth janë ne nivele te papërfillshme. vetëm 5 % e popullatës paguajnë faturat.

Dozens of citizens have come before Kukes Municipality and the Prefecture to protest the lack of drinking water, which comes in their homes just one hour per day. This situation has three years to worrying about 30 thousand inhabitants of the city, but also the surrounding villages, who were long rows returned in the morning to draw water. The protest was organized by the Socialist Party of Kukes District. Socialist MP has condemned the silence of the area of local and central to the problem so acute for the population. While most of the population suffer lack of water, a few of them through illegal connections, abuses by irrigating farmland. The history of this problem begins two years ago, when between the Department of Water and a construction company was signed the contract to build new waterworks, with a value of 2.5 million euros. But today, after two years, gives no information why the works have not started, while there is no time when to finish. The current network is fully depreciated, while the city water department is unable to intervene in the financial network, as payment for drinking water in this district are at negligible levels. only 5% of the population pay the bills.

Share This Video


Download

  
Report form