Fund pavarësisë se mbikëqyrur - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Kosova merr aprovimin e grupit drejtues ndërkombëtar për fundin e pavarësisë se mbikëqyrur, vendim ky qe do te hyje ne fuqi me 12 shtator te këtij viti. Ne këtë takim qe është mbajtur ne Vjene, ku morën pjese 23 vende qe kane njohur shtetin me te ri ne Ballkan, Kosova u përfaqësua nga kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Kreu i qeverise u zotua se do te punoje për te shtrire rendin dhe ligjin ne te gjithë territorin e vendit. Ai shtoi gjithashtu se do te punoje për te rritur bashkëjetesën mes grupeve etnike ne vend. Fundi i pavarësisë se mbikëqyrur do te thotë kalimi i kompetencave te pjesshme te zyrës civile ndërkombëtare, qe kryesohet nga Piter Faith te qeveria e Kosovës. Kjo do te ndodhe pavarësisht se pakoja e Ahtisaarit ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi ne veriun e Kosovës shumica e institucioneve te Kosovës nuk njihen. Ndërkohë, gjate kësaj periudhe, deri me 12 shtator kur ky vendim hyn ne fuqi, parlamentit te Kosovës, qe ka miratuar projektligjin për ndryshimet, i mbetet t'i votoje formalisht një pakete ligjesh. Ne seancën e 31 janarit parlamenti i Kosovës miratoi një rezolute ne te cilën zotohej se do t'i përmbushë te gjitha detyrimet qe dalin nga plani i kryenegociatorit te Kombeve te Bashkuara, Martti Ahtisaari, ne baze te te cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

Kosovo receives approval of the international steering group to oversee the end of independence, a decision that you shall come into force on 12 September of this year. In this meeting which was held in Vienna, attended by 23 countries that have recognized the new state in the Balkans, Kosovo was represented by Prime Minister and Foreign Minister Enver Hoxhaj. Head of Government pledged to work to extend law and order throughout the territory of the country. He also added that he would work to enhance coexistence between ethnic groups in the country. End of supervised independence that means partial devolution of international civilian office, which is headed by Peter Feith of Government. This will happen regardless of the Ahtisaari package is not yet fully implemented, in northern Kosovo after most institutions not recognized Kosovo. Meanwhile, during this period, until September 12 when the decision enters into force, the Kosovo parliament, which approved the bill on amendments, a vote to formally remains a set of laws. In the January 31 session of the Kosovo parliament adopted a resolution which pledged that he will fulfill all obligations arising from the plan of UN chief negotiator Martti Ahtisaari, according to which Kosovo has declared independence.

Share This Video


Download

  
Report form