Ka nisur seanca e kësaj te premteje e procesit te iniciuar nga fëmijët e kryeministrit, Shkëlzen dhe Argita Berisha qe akuzojnë për shpifje deputetin socialist Saimir Tahiri. Gjithçka ndodhi ne fillim te seancës kur deputeti kërkoi praninë e kamerave ne salle, te cilat janë lënë vetëm disa sekonda nga gjyqtari Ilir Çeliku.
Me pas seanca vijoi me fjalën e Tahirit, i cili për te treten here i kërkoi gjykatës riçeljen e procesit gjyqësor me argumentin se ka prova te reja për te vërtetuar se fëmijët e kryeministrit janë te korruptuar. Tahiri paraqiti ne gjykate edhe një letërkëmbim te vajzës se kryeministrit me një biznesmenin iranian. Por kjo prove ashtu si edhe shkrimet ne disa media nuk e binden gjykatën te rihape shqyrtimin gjyqësor. Te njëjtin fat pati edhe kërkesa e Tahirit për përjashtimin e gjyqtarit me argumentin se është i njëanshëm ne gjykim. Ne konkluzionet përfundimtare avokati i Shkëlzen dhe Argita Berishës, ashtu si ne fillim te seancës, kërkoi shpalljen fajtor te Tahirit për akuzën e shpifjes ndaj dy fëmijëve te kryeministrit. Avokati Sokol Barci kërkoi qe deputeti socialist te paguaje nga 4 milion leke për secilin si dëmshpërblim. Pas seancës deputeti Tahiri deklaroi se do te vazhdonte denoncimet për te vërtetuar se fëmijët e kryeministrit janë te korruptuar. Seanca e radhës u ndoq nga disa deputete dhe simpatizantë te selisë roze.
This session has started to premteje the process initiated by the children of Prime Minister Berisha Argita Shkëlzen and libel accusing socialist MP Saimir Tahiri. Everything happened at the beginning of the session when the deputy asked the presence of cameras in the hall, which are left only a few seconds by the judge Ilir steel.
Then the session continued with the word of Tahir, who for the third time urged the reopening of the trial court arguing that the new evidence to prove that children are corrupt prime minister. Tahiri presented to the court a correspondence to the Prime Minister with a girl that Iranian businessman. But this test as well as several articles in the media does not obey the court to restart the trial. The same fate had Tahiri's demand for dismissal of the judge, arguing that it is biased in the trial. Final conclusions and Argita lawyer Shkelzen Berisha, as at the beginning of the session, asked Tahir conviction on the charge of defamation against the prime minister's two children. Sokol lawyer asked that Barçi socialist deputy pay from 4 million for each in damages. After hearing deputy Tahiri said he would continue to denounce the prime minister confirmed that children are corrupted. Next session was attended by several MPs and sympathizers of pink seat.