Kosovës i mbeten edhe tri jave për te përmbyllur detyrat e shtëpisë, deri ne datën 2 korrik kur pritet t'i jepet fund pavarësisë se mbikëqyrur. Kreu i ekzekutivit kosovar Hashim Thaçi, ne mbledhjen e qeverise, kërkoi nga te gjitha institucionet e vendit qe te përmbyllin detyrimet ndaj këtij procesi, qe pritet t'i hape rrugën Kosovës, drejt një axhende konkrete ne Bashkimin Evropian. Me përmbylljen e pavarësisë se mbikëqyrur do te shkrihet edhe zyra civile ndërkombëtare ne Prishtine, misioni i se cilës ishte zbatimi i ligjeve te dala nga pakoja Ahtisaari. Detyrat kryesore përpara përfundimit te pavarësisë se mbikëqyrur ishin zbatimi i planit Ahtisaari ne veri te vendit, ku parashikohej krijimi i komunës se re te Mitrovicës Veriore, e cila u themelua ditën kur qeveria e Kosovës vendosi te hape atje zyrën për administrimin e veriut. Përfundimi i mbikëqyrjes se pavarësisë ka kërkuar edhe disa ndryshime kushtetuese, te cilat kane te bëjnë me kalimin e kompetencave nga Zyra Civile Ndërkombëtare tek qeveria e Kosovës.
Kosovo three weeks left to complete homework, until July 2 when it is expected to end the supervised independence. The Kosova Prime Minister Hashim Thaci, the government meeting, urged all local institutions to conclude due to the process that Kosovo is expected to pave the way towards a concrete agenda in the European Union. With the completion of supervised independence that will melt the International Civilian Office in Pristina, whose mission is to implement the laws from Ahtisaari package. The main tasks before the end of independence that were supervised implementation of the Ahtisaari plan north of the country, which stipulated the creation of the new municipality of North Mitrovica, which was founded the day when Kosovo's government decided to open there for the administration office of the north. Completion of the required supervision of independence has some constitutional changes, which have to do with transfer of powers from the International Civilian Office to the Government.