Presidenti, Berisha takon Metën - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Pasi ka testuar aleatet e tij ne negociatat e kësaj te premteje, kryeministri Berisha ndryshon qëndrim dhe për here te pare nuk ka folur bindshëm për një president te zgjedhur me shumice te thjeshte nga radhët e PD, por për një kryetar shteti qe duhet te gëzoje konsensus. Ky ndryshim kursi i liderit te mazhorances vjen pas insistimit te aleatit kryesor ne qeverisje, LSI, për një president konsensual. Deklarimeve te reja te Berishës i paraprinë negociatat qe tre te mandatuarit e kryesisë se PD, zhvilluan ne mjediset e kryesisë se kuvendit me drejtuesit e larte te LSI, Meta, Haxhinnasto dhe Vasili, ku biseduan për rreth 45 minuta mbi indetikitin e kandidatit. Berisha e Meta u kujdesen te deklarojnë se nuk kane folur për emra konkrete, por tek te dy protagonistet u vu re përdorimi i termit, konsensus i gjere edhe jashtë kësaj mazhorance. Burime te Vizion Plus bëjnë me dije se tre kane qene qëndrimet e LSI-se ne takim: "Një president i zgjedhur me 71 vota do te konsiderohej prej saj një dizaster, kjo force politike do te kërkoje deri ne fund një emër konsensual, ne emër te fitimit te statusit te kandidatit. Vete LSI nuk do te ketë kandidat te sajin, por inkurajon edhe një takim Rama-Berisha ne mënyre qe procesi ti përfshije te gjitha palët". Ne orët e pasdites, kryeministri Berisha dhe grupit demokrat negociator u takuan me republikanet, te cilët kane një vote ne parlament, atë te kryetarit Fatmir Mediu. Për rreth 25 minuta kryetari demokrat bisedoi edhe me drejtuesit e partisë çame, me 2 vota ne parlament. Kryetari i PDIU Shtepim Idrizi pohoi se një president konensual, i shërben fitimit te statusit kandidat. Pas këtyre takimeve brenda mazhorances, ajo qe pritet me interes është takimi PD-PS. Kryesocialisti Rama ne rrjetin "Twitter" shprehu gadishmerine për tu ulur me zotin Berisha, por me axhende konkrete. Por kryeministri Berisha mendon se nuk është i domosdoshëm një takim i tij me zotin Rama. Kryeministri pohoi se ne fillim te javës se ardhshme bisedimet mes palëve do te ndalen tek emrat konkrete, ndërsa e mërkura është caktuar si dita e raundit te pare te votimit për zgjedhjen e kreut te ri te shtetit.

Having tested his allies in the negotiations to premteje, Premier Berisha and attitude changes for the first time no speak convincingly for a president elected by simple majority from among the PD, but for a head of state who should enjoy consensus . This redirection of the majority leader comes at the behest of the main ally in government, LSI, for a consensus president. Berisha's new allegations preceded the mandated negotiations that three of the leadership of PM, held at the premises of the Assembly leadership with the senior officials of SMI, Meta Haxhinnasto and Basil, where they talked for about 45 minutes on indetikitin candidate. Meta Berisha took care to declare that they have not talked about specific names, but to the two protagonists was observed using the term, broad consensus outside this majority. Vision Plus sources suggest th...

Share This Video


Download

  
Report form