Ambasadoret: Presidenti me 140 vota - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Ambasadoret e huaj theksojnë njëzëri se presidenti duhet zgjedhur qe ne raundin e pare dhe mundësisht me 140 vota. Diplomatet holandeze dhe suedeze, nga Elbasani dhe Gjirokastra, ku janë takuar me pushtetarë lokale, kane vlerësuar se vetëm ne këtë mënyrë presidenti do te përfaqësoje unitetin e popullit siç e kërkon edhe kushtetuta. "Do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej me 140 vota që në raundin e parë dhe zgjedhja e tij duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Posti i presidentit nuk është politik dhe ai përfaqëson unitetin. Zgjedhja e presidentit duhet të afrojë politikën me shqiptarët," u shpreh Henk Van Den Dool, ambasador i Holandës ne Tirane. "Por unë mendoj se në çdo vend është një gjë shumë e mire që presidenti të dalë përmes një procesi transparent gjithëpërfshirës dhe prej një radhe të gjatë konsultimesh mes partive politike, unë mendoj nëse do të gjendet zgjidhja e duhur atëherë do te kemi njeriun e duhur në pozicionin e kreut të shtetit," deklaroi Lars Wahlund, ambasador i mbretërisë se Suedisë. Dy diplomatet janë ndalur edhe tek çështja e reformës zgjedhore. Sipas diplomatit Van Den Dool, ka ende shume pune për te bere dhe procesi duhet te përfundojë para zgjedhjes se presidentit. Edhe për përfaqësuesin e Mbretërisë se Suedisë procesi i reformës elektorale duhet te jete gjithëpërfshirës dhe transparent qe te finalizohet me sukses. Me tej ai e vuri theksin edhe tek rëndësia e zbatimit te 12 kritereve për statusin, duke nënvizuar veçanërisht zbatimin e ligjit si dhe luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Unanimously stress the foreign ambassadors that the president should be chosen that in the first round and possibly with 140 votes. Dutch and Swedish diplomats, from Elbasan and Gjirokastra, where they met with local persons, have estimated that only in this way, the president shall represent the unity of the people as required by the constitution. "It would be ideal to be elected president with 140 votes in the first round and his election shall be in accordance with the Constitution. The post of president is not political and it represents unity. Choosing the president should bring the policy to the Albanians, "said Henk Van Den Dool, the Dutch ambassador in Tirana. "But I think in any country is a very good thing for the president to go through a comprehensive and transparent process of a long consultation among political parties, I think if you found the right solution then we will have the right man the position of head of state, "said Lars Wahlund, Ambassador of the Kingdom of Sweden. Two diplomats were also stopped on the issue of electoral reform. According to Van Den Dool diplomat, there is still much work to do and the process must be completed before the presidential election. Even the representative of the Kingdom of Sweden electoral reform process must be inclusive and transparent to successfully finalized. Further, he also emphasized on the importance of implementing the 12 criteria for status, ...

Share This Video


Download

  
Report form