Një dite pasi Kontrolli i Larte i Shtetit publikoi fakte skandaloze te abuzimeve ne fushën e koncesioneve, me një dem prej 1.8 miliard leke, Ministria e Ekonomisë e ka kaluar me një reagim te vaket përgjegjësinë e institucionit për këtë situate. Ne një njoftim për shtyp, Ministria sqaron se ka nisur procedurat për shkarkimin nga detyra te Drejtorit te Agjencisë se Trajtimit te Koncesioneve, Shkëlqim Kerluku. Sipas Ministrisë, ai mban përgjegjësi për mos arkëtimin e tarifave ndaj koncesioneve. Por i kontaktuar nga "Vizion Plus", Shkëlqim Kerluku thotë se ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë procedure, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë. Ndërkaq, mësohet se tre janë drejtoret kryesore qe KLSH i ka dërguar për ndjekje penale dhe te tre ata rezultojnë aktiviste te Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Por paralelisht me këtë situate, ne Ministrinë e Ekonomisë prej disa javësh ka nisur një vale lëvizjesh, kryesisht ne nivel drejtoresh. Behet fjale për 7 vende te mbetura vakant, për te cilët departamenti i administratës publike ka nisur procedurat për zëvendësimin e tyre. Mes këtyre emrave ka edhe anëtare te Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk dihet ende nëse kontrolli i KLSH, i nisur dhe i përfunduar ne harkun kohor te dy javëve, si dhe ndryshimet ne disa poste drejtuese te Ministrisë se Ekonomisë, janë pjese e luftës kundër korrupsionit apo kane sfond politik duke gjykuar situatën e re brenda koalicionit qeverisës, koalicion i vene ditët e fundit ne pikëpyetje me afrimin e garës presidenciale dhe me tej te zgjedhjeve te 2013-ës.
A day after the State Supreme Audit published the scandalous facts of abuse in the area of concessions, with a bull of 1.8 billion, the Ministry of Economy has passed with a lukewarm response of the institution responsible for this situation. In a press release, the Ministry explains that it has launched proceedings for removal from office of the Director of the Concession Agency, Kerluku brightness. According to the Ministry, he is responsible for non payment of fees to concessions. But contacted by "Vision Plus" glow Kerluku says not yet been officially announced for this procedure, as it is situated outside the country. Meanwhile, we learn that there are three main principals that SSA has sent for prosecution and the resulting three activists of the Socialist Movement for Integration. But parallel to this situation, the Ministry of Economy of weeks has launched a wave movements, mainly at the level of Director. It is about 7 seats left vacant, to which the public administration department has been taken to replace them. Among these names there is also a member of the Socialist Movement for Integration. Not known yet if the control of SSA, initiated and completed in the time frame of two weeks, and changes in several managerial positions in the Ministry of Economy, are part of the fight against corruption or have political background and considering the new situation within the ruling coalition , coalition recen...