Këtë pamje do te marre zona veriore e Tiranes pas 15 vitesh. Zgjatimi i Bulevardit kryesor dhe te gjitha ndërtimet qe do te kryhen deri ne Lumin e Tiranes, do t'i referohen masterplanit te studios britanike "Grimshaw". Juria ndërkombëtare e përzgjodhi atë si projektin me te mire, por edhe me pak te kushtueshmin. Ndryshe nga finalistja tjetër "DAR Group", studio britanike nuk ka pranuar te japë shifrën e përafërt te projektit. Megjithatë, burime zyrtare pranë Bashkise bëjnë te ditur se "Grimshaw"i iu afrua kostos se kërkuar, 100 deri 130 euro për metër katror. Arkitektet britanike deklarojnë se pikat e forta te projektit qe i beri fitues janë ndërtimet e ulëta, sipërfaqet e mëdha te gjelbra dhe treqendrat përgjatë Bulevardit. Sipas mastreplanit fitues, bulevardi prej 1.8 kilometrash i gjate do te ketë një gjerësi prej 60 metrash. Ne te dy krahët e tij janë parashikuar ndërtesa dhe shtëpi te ulëta. Objekti me i larte ne projekt është Pallati i Drejtësisë i cili do te jete ne qendër te sheshit te drejtësisë. Dy sheshet e tjera janë ai i kulturës, me kinema, galeri e objekte te tjera arti dhe sheshi tregtar me qendra biznesi e dyqane. Tre qendrat e Bulevardit janë ndërthurur me hapësira pushimi dhe sipërfaqe te gjelbra deri ne te dy krahët e Lumit te Tiranes. Ne fund te këtij viti, firma fituese pritet te sjelle projektin e detajuar teknik dhe ne fillim te 2013 parashikohet nisja e punimeve.