Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Garancia i është dhënë zv/kryeministrit dhe ministrit tonë të Jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë vizitës në Stokholm, nga homologu i tij suedez. Në takimin me Haxhinaston, ministri Carl Bildt tha se si mbështetëse e përhershme e zgjerimit, Suedia dëshiron që të shohë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor brenda BE-së. Bashkëpunimi në fushën energjetike, të shkëmbimeve tregtare dhe të turizmit, ishin gjithashtu në fokus të bisedimeve dy paleshe. Situata në Kosovë dhe e ardhmja e përbashkët në Bashkimin Europian e Prishtinës dhe Beogradit, ishin gjithashtu temë e bisedimeve. Haxhinasto mori mbështetje për integrimin e vendit edhe nga kryeparlamentari suedez Per Vesterberg. Vesterberg theksoi në takimin me kryediplomatin tonë, se në kuadër të integrimit, për për parlamentarët suedezë është e rëndësishme që gjykatat shqiptare të jenë të pavarura dhe të vazhdojë të luftohet korrupsioni. Haxhinasto u takua në Suedi edhe me ministren e Tregtisë, Eva Bjorling.
Sweden supports the integration of Albania into the European Union. Guarantee given Deputy / Prime Minister and Foreign Minister Edmond Haxhinasto our long visit to Stockholm, the Swedish counterpart. In meeting Affairs, Minister Carl Bildt said that as permanent supportive of expansion, Sweden wants to see all Western Balkan countries within the EU. Cooperation in energy, trade exchanges and tourism, were also the focus of bilateral talks. The situation in Kosovo and the future common EU Pristina and Belgrade, were also the subject of negotiations. Haxhinasto received support for the European integration by the Swedish Speaker Per Vesterberg. Vesterberg top diplomat said at our meeting, that in the context of integration, to the Swedish parliamentarians is important that Albanian courts are independent and continue to fight corruption. Haxhinasto in Sweden also met with Minister of Commerce, Eva Bjorling.