Çmimi i energjisë elektrike është rritur 65% më shumë në krahasime 7 vite më parë ndërkohë që ai I karburanteve është trefishuar. Në tryezën që Partia Socialiste zhvilloi për t'i dhënë vëmendje në programin politik industrisë energjisë dhe burimeve natyrore, sekretari për programin e PS Ilir Beqja tregoi shifrat që qeveria i vjel qytetarëve përmes taksave që ata paguajnë për energjinë dhe naftën. Kreu i socialistëve Edi Rama akuzoi qeverinë se privatizimet në sektorin e burimeve energjetike kanë qenë klienteliste, duke premtuar në të njëjtën kohë se kur të vijnë socialistët në pushtet energjia elektrike do të jete e arritshme si për qytetarët edhe për bizneset. Sipas kryesocialistit Rama qeveria shqiptare sot ka ndërtuar një model ekonomik kaotik i cili është përqendruar në korrupsion dhe monopolizim të tregut.
The price of electricity has increased 65% more in comparison 7 years ago while that of fuel has tripled. In the table that held the Socialist Party to give attention to the political program energy industry and natural resources, secretary of the SP program Ilir Beqja showed figures that the government collects citizens through taxes that they pay for energy and oil. Socialist leader Edi Rama accused the government in the privatization of energy resources were clientelist, promising at the same time when the Socialists come to power electricity would be accessible for citizens and for businesses. According to the Albanian government today kryesocialistit Rama has built a chaotic economic model which is focused on corruption and monopolize the market.