Varrimi i Arlind Fuges - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 39

Megjithëse kane kaluar rreth 48 ore nga ekzekutimi mafioz i 34-vjeçarit Arlind Fuga policia nuk ka ende asnjë emër te dyshuari. Paraditen e sotme trupi i pajete i 34-vjeçarit është përcjellë për ne banesën e fundit duke iu nënshtruar me pare riteve myslimane, fe e cila praktikohej qe nga viti 1998 nga viktima. Ndërkohe, gjate ditës se djeshme, policia ka marre ne pyetje familjaret e te ndjerit, te cilët kane dëshmuar se nuk janë ne dijeni te ndonjë konflikti te 34-vjeçarit.
Atentati ndaj Fugës, i njohur me pseudonimin "Pipja" konsiderohet nga grupi hetimor si vazhdimi i një zinxhiri hakmarrjesh mes dy bandave rivale ne Tirane, te cilat nisen qe nga 25 qershori i vitit te kaluar pas plagosjes fare pranë banesës se tij te Gilmando Danit, i arrestuar pak muaj me pare me Emiljano Shullazin për armëmbajtje pa leje. Pas kësaj ngjarjeje, në korrik 2011 vritet juristi Sokol Doçi, ngjarje qe policia e dyshon si hakmarrje për plagosjen e Danit, edhe pse ende mbetet pa autor zyrtarisht. E disa javë pas vrasjes së Doçit ekzekutohet Arjan Selimi, gjithashtu pjese e zinxhirit te hakmarrjeve. Arlind Fuga, sipas Policisë, nuk rezulton të ketë konflikt të drejtpërdrejtë me ndonjë person dhe madje nuk ka as precedentë penale, ndërkohë qe lidhet me këtë zinxhir ngjarjesh për shkak te miqësisë me Emiljano Shullazin, një emër i njohur për drejtësinë. Madje edhe ky arrestim i Shullazit ne vitin 2006 është bere ne banesën e Fugës, i cili ia kishte lënë me qira.

Although they have spent about 48 hours from the execution of 34-year-old mafia Arlind Fuga police did not name the suspect is still no. Morning the dead body of 34-year-old was followed for the last residence previously subject to Muslim rites, religion that was practiced since 1998 by the victim. Meanwhile, yesterday, the police have interrogated relatives of the deceased, who have proved they are not aware of any 34-year-old conflict.
Fugës assassination, known by the pseudonym "Pipja" considered by the inquiry team as a continuation of the chain blood feud between two rival gangs in Tirana, which depart from the 25 June last year after injuring his apartment very close to Gilmando Dan arrested a few months ago with Emiliano Shullazin weapons possession. Then, in July 2011 killed lawyer Doçi Sokol, an event that police suspect retaliation for the wounding of Dan, although there is still no official author. The few weeks after the murder of Arjan executed Doçi Aegis, also part of the chain of revenge. Arlind Fuga, police do not appear to have direct conflict with someone and it has no previous criminal records, while related to this chain of events due to friendship with Shullazin Emiliano, a familiar name for justice. Even the arrest of Shullazit in 2006 was made ??in Fugës apartment, which he had left to rent.

Share This Video


Download

  
Report form