Partia Socialiste ka përgatitur një amendim për shfuqizimin e Moratoriumit te mjeteve lundruese. Deputeti socialist Artan Gaçi, si hartues i këtij drafti, ka bërë të ditur se ky amendim mori shkas nga projektligji qe erdhi ne komisionin e veprimtarive prodhuese, në 24 janar, për portet turistike, për dhënien me koncesion te tyre.
Sipas tij, "te sjellësh projektligj ne këtë moment për koncesione te porteve turistike pa shfuqizuar moratoriumin, është njësoj si te flisje për koncesione parkingjesh nëntokësore para viteve '90 ku s'kishte makina private". Nga ana tjetër deputeti socialist argumenton se mbajtja ne fuqi e moratoriumit përbën një absurditet te madh duke qene se qëllimi i tij për parandalimin e trafikut te klandestineve dhe narkotikeve ka dështuar. "Se pari, prej shume kohesh shqiptaret lëvizin lirshëm e pa viza ne vendet e BE-se, ndërsa sa i takon narkotikeve, moratoriumi nuk ka parandaluar trafikun e tyre duke qene se ne brigjet italiane vazhdojnë te kapen skafet nga Shqipëria ngarkuar me lende narkotike, siç ishte dhe rasti i djeshëm. Ne këto kushte, moratoriumi dëmton vetëm turizmin e gjithë industrinë detare," shton Gaçi. Ky propozim ka gjetur mbështetjen unanime ne grupin socialist ndërsa pritet tashme qëndrimi i deputeteve te mazhorances nëse do ta votojnë ne këtë moment amendamentin për t'i dhënë kohe edhe operatoreve turistike dhe sipërmarrjeve ne industrinë e mjeteve lundruese te përgatiten për sezonin turistik 2012.
Socialist Party has prepared an amendment to repeal the moratorium of speedboats. Artan Gaci socialist deputy, as the drafters of this draft, has announced that this amendment originated from the bill that came in the commission of productive activities, on 24 January, the tourist ports, for their concession.
According to him, "to bring the bill in this moment for concessions to tourist ports without repealing the moratorium, is like to talk about underground parking concessions before the '90s where there were no private cars." On the other hand argues that the socialist deputy in the holding force of the moratorium is a great absurdity being that his goal to prevent illegal immigrants and narcotics trafficking has failed. "First, since time immemorial the Albanians travel freely without visas in the EU countries, while in terms of narcotics, traffic moratorium does not prevent them being that we continue to catch the Italian coast from Albania speedboats loaded with narcotics, as was the case yesterday. In these conditions, the moratorium only hurting tourism throughout the marine industry, "adds Gaci. This proposal has found unanimous support in the group as expected socialist deputies present attitude of the majority whether to vote in this moment of time the amendment to give the tour operators and enterprises in the industry of vessels to prepare for the 2012 tourist season.