Skandal mes institucioneve shqiptare. Ne ditën kur ne Lezhe përkujtohej plot 568 vjetori i Besëlidhjes se principatave shqiptare ne drejtimin e Skënderbeut, Kryeministria është përfshirë ne një konflikt me Presidencën. Presidenti Topi ishte nisur drejt qytetit te ngjarjes historike, ku ishte parashikuar te mbante edhe një fjalim. Por kur makinat e selisë presidenciale po niseshin ne rrugëtim, stafi i kryeministrit ka telefonuar shefin e kabinetit te kreut te shtetit Bamir Topi, për ti njoftuar se zoti Topi nuk duhet te fliste atje, pasi një e drejte e tille i ishte rezervuar vetëm kryeministrit Berisha dhe kryetarit te Bashkise. Ne këtë moment presidenti dhe këshilltarët e tij kane qëndruar ne Tirane, nga ku Bamir Topi ka vendosur tu drejtohet shqiptareve me mesazhin e përgatitur për këtë dite, por edhe selive ndërkombëtare, për ti vene ne dijeni mbi skandalin qe ndodh as me shume e as me pak, por me kreun e shtetit. Një situate e tille vjen kur evropianet po i përsërisin çdo dite liderëve shqiptare, nevojën për konsensus e bashkëpunim ne kuadër te integrimit ne BE, e kur Shqipëria ka hyre ne vitin jubilar te 100-vjetorit te pavarësisë, ndërsa dita e sotme simbolizonte pikërisht bashkimin për here te pare te shqiptareve ne një besëlidhje. Por sfondi i këtij konflikti qe luhet ne kurriz te institucioneve duket ambicia e Bamir Topit për krijimin e një partie te djathte ne fund te mandatit te tij këtë vere.