Viktima e radhës nga skrapi - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Një adoleshent ne Bukani te Elbasanit ka humbur jetën ne përpjekje për te nxjerre skrap, duke e çuar numrin ne tre numrin e viktimave brenda pak ditësh. Mësohet se 16-vjeçarin Redi Sadiku e ka zëne soleta e magazinës se ish-rezervave ushqimore. Trupi i tij është gjetur vetëm ne orët e vona pas denoncimit te familjareve për zhdukjen e tij. Por përpjekjet për te nxjerre skrap me çdo çmim nuk ka kursyer as bunkerët, te cilët ne fshatrat e Krujës po shpërthehen me tritol për tu marre hekurin. Eksplozionet e fuqishme ne fshatrat Gurice, Ishem e Kapedane qe shtrihen ne kufi me Durrësin kane vene ne panik banoret dhe kane dëmtuar edhe muret e shtëpive. Ndërsa banoret bëjnë thirrje për ndihme, mësohet se nga policia nuk është identifikuar apo ndaluar ende asnjë prej autoreve te këtyre shpërthimeve.

A teenager in Elbasan Bukani was killed in the attempt to issue a scrap, bringing the number to three the number of victims within a few days. Reports that 16-year-old Sadiq Redi has occupied the roof of the warehouse that former food supply. His body was found only in late after the denunciation of the family for his disappearance. But efforts to bring scrap at any price has not spared the bunkers, which in villages with tritol shpërthehen Kruja is to take iron. Powerful explosions Gurice villages, the captains Ishem spanning the border to Durres have put in panic people and have damaged the walls of houses. While residents call for help, police learned that is not yet identified or stop any of the authors of these explosions.

Share This Video


Download

  
Report form