Mijëra banore janë ne izolim nga dëbora ne veri dhe juglindje te vendit. Megjithatë, sa i përket akseve kombëtare mësohet se ato janë te kalueshme, por disa prej tyre vetëm me zinxhirë. Ne qarkun e Kukesit gjate 24 orëve te fundit situata është keqësuar edhe me shume, si pasoje e rinisjes se reshjeve te dëborës. Ne qytet lartësia e dëborës arrin ne 80 cm, ndërsa ne fshatrat e thelle si ne Shishtavec deri ne 2 metra. Banoret e kësaj zone qe janë pa lidhje me qendrën e rrethit prej tre javësh, thonë se po u mbarojnë edhe ushqimet. Madje edhe dyqanet rezultojnë bosh. Thuajse te gjitha komunat e qarkut janë te izoluara, madje disa prej tyre edhe pa energji elektrike. Nga Shtabi i Emergjencave behet me dije se është renduar gjendja edhe ne Tropojë. Aksi Bajram Curri-Qafë Morine që lidh Tropojën me Kosovën është i bllokuar nga dëbora. Edhe rrugët Bajram Curri-Fierzë-Qafë Mali, si dhe Bajram Curri- Krumë janë te pakalueshme. Gjate këtyre ditëve nuk janë hapur as tregjet e qyteteve Kukës, Krumë dhe Bajram Curri, duke krijuar probleme për qytetaret. Problematike mbetet situata edhe ne qarkun e Shkodres e konkretisht ne Pukë, Malësi te Madhe e Dukagjin. Segmentet Fushë Arrës- Kukës dhe fushe Arrëz-Mirdite janë bllokuar pas rënies se ortekëve. Erdhe dhjetëra fshatra janë pa rruge lidhëse me qendrat e komunave. Edhe ne qarkun e Dibrës vazhdojnë te jene te izoluar mijëra banore te disa komunave ne rrethet e Dibrës, Matit e Bulqizës. Ne rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi kalimi behet me shume vështirësi sidomos ne Qafen e Buallit. Ne këtë segment janë regjistruar disa aksidente por fatmirësisht pa dëme ne njerëz. Ne qarkun e Korçës, situata është përmirësuar disi, megjithatë disa komuna janë te bllokuara. Ndërsa disa fshatra si dhe lagje te qytetit te Pogradecit janë pa drita. Ne fundjave mësohet se janë hapur rrugët ne drejtim te Dardhës e Voskopojës, por ne disa segmente nevojitet përdorimi i zinxhirëve.
Thousands of residents were in isolation from snow in the north and southeast of the country. However, in terms of national axes taught that they are passable, but some of them in chains. In Kukes district during the last 24 hours the situation has deteriorated even more, due to the resumption of rainfall to snow. Amount of snow in the city reaches 80 cm, while in remote villages as we Shishtavec up to 2 meters. Residents of this area that are unrelated to the center of the circle of three weeks, say they are well run out of food. Even the resulting empty shops. Almost all municipalities in the county are isolated, some of them even without electricity. By Emergency Commission be informed that the situation is exacerbated in Fier. Bajram Curri-neck axis linking Tropoja Morine with Kosovo is blocked by snow. Even the streets Bajram Curri-Fierze-Neck Mali, and Bajram Curri-Krume are impassable. During these days there are no markets open cities Kukes and Bajram Curri Krume, creating problems for citizens. Problematic is the situation in the district of Shko...