Gjirokastër, digjet nënstacioni - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 1

Nënstacioni i vjetër elektrik ne Gjirokastër është përfshirë nga flaket gjate mëngjesit, duke lënë pa energji rreth 80% te qytetit te gurte, si dhe fshatrat e këtij rrethi. Sipas specialisteve, zjarri qe mendohet se ka rene si pasoje e mbingarkesës ka përfshirë tete prej kabinave te nënstacionit. Pavarësisht ndërhyrjes me urgjence te zjarrfikëseve, demet mësohet se janë shume te mëdha. "CEZ" bene me dije se po punon për riparimin e defektit, por nuk jep një afat se kur do te rilidhet energjia për Gjirokastrën. Objekti i ndërtuar qe ne vitet '30, për shkak te amortizimit, ka sjelle shpesh probleme ne furnizimin me energji. Vitet e fundit nënstacioni është përmbytur disa here edhe nga vërshimet e Drinos.

Old electrical substation in Gjirokastra is incorporated by flames during the morning, knocking out power for about 80% of the city of rock, and the villages of this district. According to experts, the fire was thought to have fallen as a result of overloading has cabins including eight of the substation. Despite urgent intervention by the Fire Department, taught that the damages are too large. "CEZ" made ??with knowledge that is working to repair the defect, but does not give a time when energy will realign for Gjirokastra. The building was built in the '30s, due to depreciation, has often led to problems in power supply. In recent years substation is flooded several times by floods Drinos.

Share This Video


Download

  
Report form