"21 Janari" -- feste dhe proteste! - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

21 Janari i këtij viti do te kujtohet për ngjarje te ndryshme nga opozita e mazhoranca! Ndërsa socialistet do te organizojnë homazhe ne Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" lidhur me demonstratën e një viti me pare ku u vranë 4 persona, kryeministri Berisha dhe një pjese e kabinetit duket se do te jene ne Lushnje për te kujtuar 92-vjetorin e Kongresit te Lushnjes, i cili u mbajt ne 21 janar te vitit 1920. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, i cili, i pyetur nga "Vizion Plus", u shpreh se shefi i qeverise do te jete pjese e aktiviteteve qe do te organizohen te shtunën, pasi ajo e Lushnjes është ngjarje historike dhe jo e shëmtuar si 21 Janari i opozitës. Për homazhet e 21 Janarit te dhunshëm te një viti me pare, socialistet i kane bere thirrje shqiptareve qe te mblidhen sa me shume me një axhende organizimi te përcaktuar. Ndërkohë, qe ne shtëpinë ku u mbajt Kongresi i Lushnjes, e ku u shpall kryeministër Sulejman Delvina, axhenda e aktivitetit ende nuk është pacaktuar, nëse do te ndahet mes ekspozitës historike apo kumtesave shkencore.

January 21 this year will be remembered for the various events of the majority opposition! While the Socialists will hold tribute in Boulevard "Martyrs of the Nation" on the demonstration of a year ago that killed 4 people, Prime Minister Berisha and a part of the cabinet is likely to be in Lushnje to remember 92-anniversary of the Congress Lushnja, which was held on 21 January 1920. The news was confirmed by the Minister of Culture, Aldo Bumçi, who, asked by "Vision Plus", said chief government will be part of activities to be held on Saturday, as it is historical Lushnja and not ugly as opposition January 21. Tributes to the January 21 violent year ago, the Socialists have called Albanians to gather as much with a set agenda of the organization. Meanwhile, since the house where the Congress of Lushnja, where Sulayman became prime Delvina, activity agenda is yet undefined, if the exhibition will be divided between historical or scientific papers.

Share This Video


Download

  
Report form