Presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka marrë garancinë e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, se SHBA-të do te mbështesin integritetin territorial të Kosovës. Clinton përforcoi qëndrimin e Uashingtonit zyrtar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Jahjaga po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA. Gjatë pritjes që i bëri në Uashington kryetares së shtetit të Kosovës, Clinton foli edhe për autokolonën me ndihmat ruse për serbët e veriut në pikë kalimin kufitar të Jarinjës. Clinton tha se sipas OKB-së, Kosova nuk është në krizë humanitare, prandaj Rusia nuk ka përse të dërgojë ndihma. Ndërkohë, që Clinton dhe Jahjaga nënshkruan edhe një marrëveshje mes SHBA dhe Kosovës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në shtetin e ri. Ndërkaq, situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e njëjtë. Sipas mediave serbe, kamionët me ndihma ruse në pikë kalimin kufitar të Jarinjës, janë ende të bllokuar nga forcat e EULEX. Sipas zyrtarëve të ambasadës ruse në Beograd, Rusia dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje për lejimin e kalimit të ndihmave për serbët e veriut dhe sipas tyre, pengimi i dërgatës nga ana e EULEX mbetet i pashpjegueshëm. Megjithatë, sipas përfaqësuesit rus Ivan Gorbunov, autokolona me ndihma po pret udhëzimet se çfarë do të bëjë më tej. Autokolona me ndihmat ruse shoqërohet edhe nga ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Konuzin.
Kosovo shortPresidentja Atifete Jahjaga received a guarantee of U.S. Secretary of State, Hillary Clinton, the U.S. will support the territorial integrity of Kosovo. Clinton reinforced the position of official Washington that there will be no partition of Kosovo. Jahjaga is on an official visit to USA. During the reception they did in Washington state Speaker of Kosovo, Clinton spoke about Russian aid convoy in the northern Jarinje border crossing points. Clinton said that according to the UN, Kosovo humanitarian crisis is, therefore, Russia does not have to send aid. Meanwhile, Clinton and Jahjaga an agreement signed between the U.S. and for the protection of cultural heritage in the new state. However, the situation in northern Kosovo continues to remain the same. According to Serbian media, trucks with Russian assistance in Jarinje border crossing points, are still trapped by the forces of EULEX. According to the Russian Embassy officials in Belgrade, Russia and European Union have reached an agreement allowing the transfer of aid to Serbs in the north and according to them, to prevent the Task Force by the EULEX remains unexplained. However, according to Ivan Gorbunov Russian representatives, with the aid convoy is waiting for instructions what to do next. Russian aid convoy accompanied by Russian Ambassador to Serbia Alexander Konuzin.