www.tring.tv
Prodhim i Tring Digital 2011.
Një program ku të gjithë do të kenë çfarë të mësojnë. Numrat, vjershat, gjëegjëzat, këshillat për shëndetin, të veçantat e çdo shteti, fenomeni, bota e pafund e kafshëve, etj, do të vijnë nëpërmjet humorit të dy lepurushave shumë "mistrec", Hip dhe Hop.
Dhe rubrikat e këtij show që do ju argëtojë pa fund janë këto:
-VIC (Very Importantant Cartoons). Një rubrikë ku vogëlushët do të mësojnë më shumë për personazhet e tyre më të dashura kartona: Arushi Pooh, Arushi Bernard, Bags Bani, Mickey Mouse, Winx Club, Batman, Supermen, Spiderman, etj. Kur u krijuan apo u shfaqën për herë të parë, cilësitë e tyre më dalluese, miqtë dhe armiqtë, superfuqitë, etj.
-Kuici i Hopit. Çdo herë një pyetje e re, çdo herë një kuic i ri! Mbi dijet e përgjithshme të fëmijëve apo informacionet e rubrikës paraardhëse. Një bashkëbisedim që nxit vëmendjen dhe bashkëveprimin.
-Hip & Hop dhe Shëndeti. Pse duhet t'i hamë karotat apo patatet? Specat, mollët apo portokallet? Sepse na rrisin dhe na bëjnë të fortë!
-Gjëegjëza e Hipit. Një gjëegjëzë-këngë e kënduar nga Hipi. Një moment shumë argëtues, por në të njëjtën kohë edhe shumë edukativ.
-Vjershat e Hipit dhe Hopit. Krijime origjinale që të gjithë fëmijët i pëlqejnë pa masë. Në çdo emision, një vjershë e re.
-Hip Hop news. Çfarë ndodh në botën e personazheve fantastike? e mësoni pikërisht këtu! Me shumë humor ama!
-Gjigandi dhe Shkurtabiqi. Një rubrikë me informacionin më të përzgjedhur mbi kafshët, shpendët e insektet.
-Mos qesh po ta mbajti. Hipi dhe Hopi komentojnë së bashku videot gazmore të fëmijëve nga e gjithë bota.
-Numrat e Hopit. Të mësojmë së bashku numrat nga 1-shi deri tek 26. Për secilin numër një vjershë më vete.
-Hip&Hop Rreth botës për 3 minuta. Së bashku me dy lepurushat tanë të gjithë vogëlushët, do të udhëtojnë në parqet më të bukura të botës, ujëvarat më të larta, detet më të thella, kopshtet më të njohur zoologjik e shumë të tjera. Një udhëtim nga i cili do të mësojnë e do të argëtohen pa masë.
-Këshillat e Hipit. Si duhet të flasim? Si duhet të sillemi? Si duhet të hamë e shumë e shumë këshilla të tjera.
-Hip&Hop në mision. Çdo herë Hipi dhe Hopi do të nisen në një mision zbulimi, si agjentë të vërtetë, për të zbuluar histori të ndryshme, subjekte të filmave më të njohur e për përcjellë tek fëmijët mesazhet përkatëse.
-Hip&Hop dance. Hipi dhe Hopi janë dy lepurusha që veç të tjerash, pëlqejnë shumë muzikën. Hipi është një talent në bateri, ndërsa Hopi në kërcim. Çfarë mund të ndodhte po t'i kombinonim të dyja?