Kryeministri Sali Berisha i është kthyer axhendes normale te punës, pas problemeve shëndetësore qe kaloi te hënën ne mbrëmje gjate përvjetorit te 21 te themelimit te PD. Ai drejtoi mbledhjen e radhës te qeverise, duke u shfaqur mjaft i qeshur. I vetëdijshëm për interesin e larte publik qe shkaktoi sëmundja e tij, zoti Berisha u ndal gjate ne shpjegimin e gjendjes shëndetësore. Kryeministri siguroi se gëzon shëndet te plote, megjithëse episodi i datës 12 dhjetor ishte i treti qe i ndodh ne me shume se 2 dekada. "Ndihem shumë mirë. Ajo që pësova më datën 12 dhjetor ishte një episod lipotemie i lidhur me një virozë dhe ky është i treti që kam pësuar gjatë jetës sime. E para ndodhi në vitin 1988 që më imponoi të bëja një ekzaminim dhe që doli se ishte në kuadrin e një viroze. E dyta ishte në Vlorë në vitin 1998 dhe e treta që ishte e çuditshme se ishte më e lehta edhe ky në sfondin e një viroze. Ndihem shumë mirë dhe nga një dekap që u bë rezultoi se në sistemin e enëve të qarkullimit të gjakut nuk gjendet atrosteriotike, kjo do të thotë që sistemi im nuk ka moshë," tha Berisha. Me tej ne mbledhjen e qeverise, zoti Berisha u ndal ne reformat ekonomike qe do te ndërmerren për shkurtimin e licencave dhe autorizimeve, duke synuar lehtësimin e klimës se bizneseve. Kryeministri theksoi se kujdes nuk duhet treguar vetëm me shkurtimin e shpenzimeve, por edhe me mbajtjen nen kontroll te evazionit fiskal.
Prime Minister Sali Berisha is back to normal work agenda, after health problems who spent Monday evening during the 21 anniversary of establishment of PD. He led the government's next meeting, appearing quite hilarious. Aware of the high public interest caused his illness, Mr. Sali Berisha stopped during the explanation of health. Prime Minister assured that enjoys good health, although dated December 12 episode was the third that happens in more than 2 decades. "I feel very good. What pësova on 12 December was an episode associated with a lipotemie virosis and this is the third that I suffered in my lifetime. The first occurred in 1988 that imposed on to do an examination and that turned out to be under a virosis. The second was in Vlora in 1998 and the third was strange that the light was on in the background of a virosis. I feel very well and became a dekap that resulted in the vascular system, blood circulation is not atrosteriotike, this means that my system has no age, "said Berisha. Further to the government meeting, Mr. Berisha focused on economic reforms to be undertaken for cutting licenses and authorizations, aiming to facilitate the business climate. The Premier stressed that care should be taken not only cutting costs but also with keeping control of tax evasion.