Grabitet kisha ne Saraqinishte - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Një nga monumentet më të rralla të trashëgimisë kulturore te Gjirokastrës, Kisha e Shën Kollit ne Saraqinishtë ka rene pre e grabitësve për te treten here. Këtë radhe hajdutet kane marre edhe elementet e fundit te mbetur te ikonostasit, i gdhendur nga druri i gështenjës. Kishës se ndërtuar ne vitin 1660 dhe te shpallur monument kulture te kategorisë, nuk i ka mbetur asgjë. Lagështira ka veshur muret dhe dëmtuar afresket me vlera te rralla artistike. Madje edhe çatia është ne rrezik shembje. Pilo Marku i zgjedhur nga fshati si kujdestar për kishën, thotë se prej vitesh nuk është bere asnjë ndërhyrje për objektin e kultit, qe se fundmi nuk po shfrytëzohet as nga besimtaret nga frika e shembjes. Madje ceremonitë kryhen ne korridorin e saj. Si relike te një kohe te shkuar kane mbetur ne kishe një pjese e mjeteve dhe rrobave te priftit te paveshura qe prej 1967 kur feja u ndalua me ligj nga sistemi i asaj kohe. Grabitja e kishave ne jug te vendit është kthyer ne fenomen, ndërsa autoret janë te paidentifikuar ne shumicën e rasteve.

One of the rare monuments of cultural heritage Gjirokastra, Church of St. Nicholas in Saraqinishtë has fallen prey to robbers for the third time. This time the thieves have taken the last remaining elements of the iconostasis, carved out of chestnut wood. The Church built in 1660 and declared a cultural monument of the category, has not left anything. Humidity has worn and damaged walls with frescoes of rare artistic value. Even the roof is in danger of collapsing. Pilo Mark elected as trustee for the village church, says that for years there has been no interference with the object of worship, was recently used by either not believing fear of collapse. Even ceremonies are performed in its corridor. As a relic of a time to go to church have remained a part of the tools and clothes of Uncoated priest since 1967, when religion was banned by law from the system of that time. Looting of churches in the south of the country is turned into a phenomenon, while the authors are unknown in most cases.

Share This Video


Download

  
Report form