Kryeministri Berisha mbrojti buxhetin e miratuar një dite me pare ne parlament vetëm nga mazhoranca, duke e cilësuar atë si garant te stabilitetit ekonomik ne kohen e krizës se thelle globale. Shefi i qeverise nga ana tjetër sulmoi opozitën, e cila propozoi takse progresive dhe ulje te TVSH për ushqimet dhe energjinë elektrike. "U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, me cilin model do të ishin dakord? Do të preferonin modelin e pikatores dhe skamjes, apo modelin e dyfishimit të rrogave? Ideja e tyre për të zëvendësuar taksën e sheshtë me taksën progresive, është ideja e shkatërrimit të mekanizimit ekonomik të reformave. Një model i njohur si sukses, kërkohet që të shkatërrohet me parulla marksiste-leniniste për luftë kundër të pasurve. Varfëria nuk luftohet duke shkatërruar të pasurit. Këtë, në mënyrën më tragjike e kanë provuar shqiptarët në kurriz," është shprehur kreu i qeverise. Ne mbledhjen e përjavshme te qeverise, zoti Berisha u ndal edhe tek zgjedhjet ne forumet e larta drejtuese te PS. Ai ironizoi rikthimin e emrave te njohur ne krye te selisë roze. "PS le të rikthejë edhe anëtarët e Byrosë në Këshillin e të Urtëve," deklaroi Berisha. Kryeministri e mbylli mbledhjen me një ftese për te majtët, për te sjelle propozime qe ndihmojnë shtresat e varfra te popullsisë, duke këmbëngulur se modeli ekonomik i taksës progresive është lufte ndaj te pasurve.
Premier Berisha approved a budget defended days ago only by the majority in parliament, describing him as a guarantor of economic stability in a time of deep global crisis. Head of government in turn attacked the opposition, which proposed a progressive tax and VAT reductions for food and electricity. "I call all Albanians, in which the model would agree? Would prefer pikatores and poverty model, or pattern of doubling the salaries? Their idea to replace the flat tax with progressive tax, is the idea of destroying the economic mechanism reform. A model known as a success, sought to destroy the Marxist-Leninist slogans for war against the rich. Poverty is fought not by destroying the rich. This, in the most tragic of Albanians tried to expense, "said the head of government. In the weekly government meeting, Mr. Berisha focused on elections in senior managerial fora to SP. He ironizoi return of familiar names at the top of pink seat. "PS let's return to the Bureau members of the Council of Elders," said Berisha. Prime Minister closed the meeting with an invitation to the left, to bring proposals to help the poor strata of population, insisting that the economic model of progressive tax is the war against the rich.