Sot në Prishtinë ka rinisur seanca gjyqësore për rastin Kleçka, ku deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe ish-bashkëluftëtarët e tij akuzohen nga EULEX-i për krime lufte, në rastin "Kleçka".
Avokatët e palës mbrojtëse kanë paralajmëruar se do të kërkojnë shtyrjen e këtij procesi pas Vitit të Ri, për shkak se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së dëshmitarit kyç në këtë proces Agim Zogaj, i cili vari veten kohë më parë në Duisburg të Gjermanisë. Me herët, e përditshmja "Zëri" ka shkruar se lidhur me këtë proces është intervistuar edhe kryeministri Hashim Thaçi, nga prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro. Ai e ka pyetur kreun e qeverise rreth disa zhvillimeve që kanë ndodhur dymbëdhjetë vjet më parë në Kosovë, ne fshatin Kleçke. Sipas gazetës, prokurori ka pyetur kryeministrin lidhur me rolin e Fatmir Limajt gjatë luftës në Kosovë, e posaçërisht periudhën kur ish-ministri ka qene në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gazeta shkruan se Thaçi kësaj here nuk është pyetur si politikan, por si drejtues politik i UÇK-së dhe si ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Intervistimi i Thaçit në cilësinë e dëshmitarit është bërë pasi një gjë të tillë e ka kërkuar shoku i tij i luftës, Fatmir Limaj, përmes mbrojtësve të tij. Veç Thaçit, dëshmitë e tyre i kanë dhënë edhe disa anëtarë tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilët janë propozuar si dëshmitarë nga mbrojtja. Limaj, bashkë me nëntë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen për krime lufte të kryera gjatë luftës në fshatin Kleçkë.
Today in Pristina has resumed hearings on the case Klecka, where an MP of Kosovo, Fatmir Limaj and his former comrades accused of EULEX war crimes, in the case "Klecka".
The defense lawyers have warned they will seek a stay of the process after the New Year, because that is still not known circumstances of the death of a key witness in this process Agim Zogaj, who hanged himself long ago in Duisburg, Germany. Earlier, the daily "Zeri", has written that on this process was also interviewed Prime Minister Hashim Thaci, the EULEX prosecutor Maurizio Salustro. He asked the head of the government about some developments that occurred twelve years ago in Kosovo, in the village of Klecka. According to the newspaper, the prosecutor asked about the role of Prime Minister Fatmir Limaj during the war in Kosovo, especially the period when the former minister has been in the General Staff of the Kosovo Liberation Army. The newspaper writes that Thaci was asked this time not as a politician, but as political leaders of the KLA and former member of the General Staff. Thaci interview as a witness was made after such a thing has asked his friend the war, Limaj, through his defenders. Thaci addition, their testimonies have given some other members of the General Staff of the KLA, who were nominated as witnesses by the defense. Limaj, along with nine former members of the Kosovo Liberation Army, accused of war crimes committed duri...