Ka arritur vendin e trete ne botërorin e te rriturve ne peshëngritje ,rasti i dyte ne histori për Shqipërinë ne një eveniment te tille por ka marre si shpërblim vetëm indiferentizëm dhe moskokëçarje nga te gjithë.
Medalja e bronzte ne botërorin e Parisit Romela Begaj ka mbërritur ne atdhe e rrethuar nga dashuria e te afërmeve te saj dhe e zhgënjyer thellësisht për mungesën e atyre qe deklaronin përpara garave se medaljet e peshëngritësve janë e te gjithë kombit . Romela Begaj e çoi peshëngritjen shqiptare ne kulmin e saj duke i dhëne për here te pare me 100kg e ngritura, vendin e trete ne bote ne peshën 58 kg. Ne dy garesh 23 vjecara u rendit ne vendin e tete duke i dhëne Shqipërisë piket e çmuara për te kualifikuar sa me shume sportiste ne Lojrat Olimpike Londër 2012.