"CEZ" reagon per gjoben - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Kompania "Cez Shpërndaje" ka reaguar pas gjobës prej 500 mije euro qe Ministria e Ekonomisë vendosi një dite me pare ndaj saj.
Zyrtare te kësaj kompanie thonë se penalistët te tilla nuk i shërbejnë zgjidhjes se problemeve. "Cez" është ne proces gjyqësore me entin rregullatorë, pasi kundërshton një pike te kontratës çka e detyron kompaninë te kolaudoje matesat ne një subjekt privat te licencuar. Ministria e Ekonomisë mori ketë mase ndaj Cez-it pasi sipas saj, kompania ka instaluar matesa pa i verifikuar apo kolauduar me pare. Ky proces është i nevojshme pasi jep garancinë e përdorimit te sahatit. Por kompania "Cez" kërkon qe te hartoje një kontratë te veçante për te gjetur një zgjidhje pasi procesi i kolaudimit është një kosto e cila do te transferohet direkt tek konsumatoret. Kjo është gjoba e dyte ndaj "Cez", pak kohe me pare ajo u gjobit me 30 milion leke për te njëjtin argument.

Share This Video


Download

  
Report form