Sequi: Kujdes integrimin - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Mungesa e dialogut mes maxhorances dhe opozitës si dhe bllokimi i reformave ka detyruar ambasadorin e komisionit evropian Ettore Sequi te perserise apelin e tij për rëndësinë e integrimit.
Duke refuzuar te komentoje nismën e PS për një tryeze për reformën ne drejtësi, Sequi ka deklaruar se palët duhet te ndjekin rekomandimet e progres raportit. "Ajo çfarë mund te them nga pozicioni im është qe nevojiten te merren ne konsiderate avantazhet e progres raportit. Ky progres raport është nj mundësi shume e mire për bashkëpunim pasi është një dokument i tille qe nuk tregon se si është situata aktuale politike por tregon njëkohësisht edhe rrugën si duhet te jete ajo ne te ardhmen. Pike se pari raporti adreson disa reforma, siç është ajo elektorale apo parlamentare. Mendoj se do te ishte një lëvizje e mire miratimi ne parlament i ligjeve qe kërkojnë shumice te theksuar. Është shume e rëndësishme qe integrimi te jete një objektiv kombëtar, e kam thënë dje e them sot dhe do ta përsëris edhe nesër. Integrimi ne Bashkimin Evropian duhet te konsiderohet si një objektiv kombëtar," u shpreh Sequi. Ne 12 tetor Shqipërisë iu refuzua statusi i vendit kandidat për shkak te ngërçit politik ne vend. Prej këtij momenti apelet e ambasadoreve janë bere gjithnjë e me te shpeshta edhe pse situata vazhdon te jete e njëjte.

Share This Video


Download

  
Report form