Rama: Pse duhen editorialet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 3

Kryetari i partisë socialiste Edi Rama u përgjigjet gjithë kritikeve te tij, për mënyrën e te berit opozite editoriale, përmes një shkrimi ne faqen e tij ne internet.
Rama e konsideron te habitshme shprehjen "nuk rrezohet Saliu me editorale", duke shpjeguar se ky lloj komunikimi i drejtpërdrejtë me njerëzit, nuk ka si qellim ne vetvete rrëzimin e Berishes. Lideri opozitar, i cili nuk mungon ne përcjelljen e mesazheve ne bllokun personal pothuaj për çdo fundjave qe nga muaji gusht kur shpalli kursin e tij te ri, thotë se kjo rruge ka qene e detyruar edhe per shkak te keqpërdorimit politik te disa mediave. Editorialet e mia s'kanë asnjë arsye më shumë se sa komunikimin e drejtëpërdrejtë për çështje që i gjykoj të rëndësishme të komunikoj me njerëzit, në kushtet kur përndryshe komunikimi është tejet i kushtëzuar e i cunguar nga pasqyra mediatike. Zoti Rama shpjegon ne shkrimin e radhës se nuk ka asnjë zbehje te betejës politike për shkurtimin e jetës se qeverise Berisha, por fton qytetaret te debatojnë mbi idetë e tij. Editorialet nuk zëvendësojnë asgjë tjetër në punën time, janë thjesht në vendin e tyre dhe synojnë vetëm kaq: Një komunikim më të shtjelluar se sa ç'lejojnë rrugët e tjera me njerëzit e interesuar për pikëpamjet e mia. Editorialet e kreut te PS janë komentuar jo pak here edhe nga kundërshtari politik. Zoti Berisha, megjithëse duket një lexues i vëmendshëm i shkrimeve politike te Rames, publikisht nuk ia ka vlerësuar asnjëherë aftësinë publicistike.


Chairman of the Socialist party Edi Rama answers all his critics, the way of doing editorial opposition, through an article on his website on the Internet.
Rama considers the striking phrase "do not fall with editorale Saliu," explaining that this kind of direct communication with people, not as an end in itself overthrow of Berisha. Opposition leader, who is missing in the transmission of messages in personal block almost every weekend since August when it announced its new course, says that this road has also been forced because of political misuse of some media. My editorials have no more reason than direct communication on issues that I deem important to communicate with people, in circumstances where otherwise the communication is extremely curtailed by the mirrors and the conditioned media. Lord Rama explains in writing the next that there is no weakening of the political battle for life shortening the Berisha government, but invites citizens to debate his ideas. Editorials do not replace anything in my work, are just in their country and seek only that: A more elaborate communication than ç'lejojnë other avenues for people interested in my views. SP leader's editorials have been commented many times by political opponent. Mr. Berisha, although it seems an attentive reader of the political writings of Rama, has not publicly estimated ability never fiction.

Share This Video


Download

  
Report form