Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin qe i hoqi mandatin deputetit socialist Ilir Beqja. Ne argumentimin e vet, Kushtetuesja pranon pretendimin e deputeteve demokrate qe ngritën padinë se Beqja ka marre pjese ne tenderë publike pasi kishte fituar mandatin e deputetit.
Sipas nenit 71 te Kushtetutës, mandati fitohet ne momentin e shpalljes se deputetit nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. Gjithashtu vendimi citon nenin 72 te Kushtetutës, ku sqarohet se fillimi i ushtrimit te mandatit konsiderohet ai i betimit. Sipas Gjykatës Kushtetuese deputetet nuk kane te drejte te ushtrojnë veprimtari fitimprurëse gjate periudhës kur janë zgjedhur përfaqësues te popullit. Vete Beqja është mbrojtur gjithë kohen me argumentin se sapo ka bere betimin ka hequr dore nga ushtrimi i veprimtarive fitimprurëse. Gjithashtu vendimi i Gjykatës Kushtetuese hedh poshtë pretendimin e Ilir Beqes se ishte i paligjshëm votimi i 21 tetorit te vitit te kaluar me 70 votat pro te deputeteve te djathte, për te hequr mandatin e tij. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është marre qe ne datën 16 qershor. Pas këtij vendimi deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja humb mandatin si i zgjedhur nga populli i Shkodres. Shqyrtimi i kësaj çështjeje i ka kërkuar 7 muaj Gjykatës Kushtetuese qe doli me një vendim te paprecedent, pasi kjo është hera e pare ne historinë 20 viteve parlament qe hiqet mandati i një deputeti. Ky vendim pritet te pasohet me zëvendësimin e Beqjes, me kandidaten e pestë në listën e PS për Shkodren, Paulina Hoxhaj, dekane e fakultetit te shkencave shoqërore ne këtë qytet. Pas këtij vendimi do te sqarohen procedurat qe do te ndiqen nga heqja e mandatit deri te zëvendësimi i Beqes. Tashme pritet qe vendimi te publikohet ne fletoren zyrtare te Kuvendit e me pas i takon KQZ-se me ane te një vendimi te mandatojë deputeten e re, e cila do te marre edhe miratimin nga Komisioni i Mandateve ne Kuvend përpara se te kaloje për votim. Ky ishte dhe hapi i fundit ligjor pas te cilit Ilir Beqja nuk do te mund te ndjeke me seancat si deputet ne Kuvendin e Shqipërisë.
Constitutional Court decision that stripped bleach MP mandate Beqja Ilir. In his argument, Constitutional Democrat MP admits claim that the lawsuit filed Beqja has participated in public tenders after he won the deputy mandate.
Under Article 71 of the Constitution, the mandate obtained at the time of the announcement that the deputy from the respective election commission. Decision also cites Article 72 of the Constitution, which clarifies that the start of the exercise of the mandate he considered the oath. According to the Constitutional Court deputies are not entitled to exercise profitable during the period when they are elected representatives of the people. Beqja itself is protected all the time with the argument that has just been sworn has relinquished the exercise of profitable operations. Also the decision of the Constitutional Court rejects claim Ilir Beqes that illegal voting was 21 October last year with 70 vote...