Agim Zogaj, dëshmitari kryesor i çështjes "Limaj", i cili u gjet i vdekur te mërkurën ne një park ne qytetin e Duisburgut ne Gjermani, ishte dërguar atje nga EULEX-i për mjekim. Ndërsa pritet qe autoritetet gjermane te kryejnë autopsinë për te vërtetuar plotësisht tezen e hedhur nga ata për vetëvrasje, ne Prishtinë, EULEX-i vijon te jete shume i rezervuar ne shpërndarjen e informacioneve. Një zëdhënës i misionit evropian, i pyetur nga "Vizion Plus", nuk ka dhëne sqarime mbi rrethanat e ngjarjes, duke u mjaftuar me frazën se po priten rezultatet e hetimeve te palës gjermane, ndërsa ne lidhje me faktin e mbrojtjes se dëshmitarit, ka hequr çdo përgjegjësi nga EULEX-i. Ndërkohe, familja e Zogajt, qe jeton ne qytetin e Prizrenit ka hapur dyert e zisë, ndërsa pret mbërrijnë e trupit te tij për te kryer edhe varrimin. Te kontaktuar nga "Vizion Plus", por edhe mediat e tjera kosovare, ata nuk kane pranuar te flasin dhe te japin detaje për ngjarjen e rende. Dëshmitari X muaj më parë e ka denoncuar deputetin Fatmir Limaj dhe nëntë të tjerë për të ashtuquajturin rasti "Kleçka". Pikërisht ne baze te dëshmisë se tij është ngritur edhe aktakuza. Zyrtaret thonë se vdekja e tij nuk do te sjelle ndikime ne çështjen "Limaj", pasi gjithçka është e regjistruar dhe e dokumentuar.