I jepet lamtumira e fundit Arjan Selimit - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 53

Me emrin qe u pagëzua ne lindje Armando Andoni është përcjelle sot ne banesën e fundit 37-vjeçari, i njohur se fundi si Arian Selimi. Nga kjo shtëpi, ku jetonte se fundmi me bashkëshorten e tij, me te cilën prisnin edhe një fëmije, Inis Gjoni ka nisur ceremonia mortore, qe u vonua 2 dite me qellim qe te mbërrinin prindërit e tij nga Amerika. Por ne ceremoni ka ardhur vetëm e ëma me te motrën, pasi mësohet se babai nuk ka qene ne gjendje te përballonte situatën. Bashkëshortja e Selimit, ne muajin e 6 te shtatzënisë është ngushëlluar gjithë kohen nga motrat dhe mikeshat e tyre artiste te cilat janë përpjekur ta ndihmojnë ne përballimin e humbjes se te dashurit edhe për shkak te situatës delikate shëndetësore. Vizion Plus ka qene kamera e vetme qe ka shoqëruar kortezhin. Ne makinën e shërbimit funeral qe u nis ne orën 10 nga pallati i çiftit tek ish parku i autobusëve ndodhej edhe prifti katolik. Me pas vinin ne radhe makina ku ndodhej e ëma e Selimit si dhe te afërmit e tjerë. 37-vjeçari qe është babai i nje vajze 12 vjeçare nga martesa e tij e pare, do te prehet ne varrezat e Sharres ne kryeqytet. Ai u ekzekutua tre nete me pare pranë pallatit te tij. Policia nuk ka mundur te zbuloje ende autoret e vrasjes se Selimit, qe akuzohej per trafik ndërkombëtar droge.

Share This Video


Download

  
Report form