ORA 5 PM, me ide te Rezarta Nikes dhe nen drejtimin e Anila Çelës, vjen nje format qe ploteson si duhet hapesiren e pasdites, duke e bere ate me interaktive dhe interesante,duke sjelle me teper ritem fale kurioziteteve dhe informacioneve te sjella ne nje kendveshtrim te lehte dhe elegant.
Shume te ftuar, ikin dhe vijne, ose bashkohen nje dite te gjithe bashke. Here ndizet nje teme per diskutim, here te ftuarit sillen me intervista me vete. Thuajse, cdo dite, per njerin nga te ftuarit ka nje video-mesazh surprize, gje qe per shikuesin do te mbetet e tille deri ne fund...
Lidhje direkte nga shtepia e nje VIP-I, apo lidhje direkte pjese plotesuese e nje teme do te jete cdo dite pjese e emisionit per te plotesuar si duhet karakterin e tij interaktiv.
KESHILLE PER PASDITEN Kjo rubrike sjell nje ide apo nje sugjerim sesi te vazhdojme pasditen pasi te perfundimit te puntates se radhes: nje bisede me miqte nen shoqerine e nje gote vere, nje rreshqitje ne piste me ski, koha per hipizem, patinazh, lojra apo ndjekja e nje filmi ne kinema etj. Nje informacion i vlefshem per kedo qe ende nuk e ka vendosur sesi do ta kaloje kohen?.